• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

”Universiteti i Gjeneratës së katërt dhe Zhvillimit rajonal”, konferencë ndërkombëtare për Arsimin e Lartë në universitetin ”Western Balkans”

06/03/2024
in Slider, Sociale
”Universiteti i Gjeneratës së katërt dhe Zhvillimit rajonal”, konferencë ndërkombëtare për Arsimin e Lartë në universitetin ”Western Balkans”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në Universitetin Western Balkans, zhvilloi punimet Konferenca Ndërkombëtare për Arsimin e Lartë dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të titulluar “Universiteti i Gjeneratës së Katërt dhe Zhvillimit Rajonal”, me pjesëmarrjen e akademikëve, studiuesve dhe ekspertëve nga Shqipëria dhe nga bota.
Në këtë konferencë fjalën hyrëse të të cilës e mbajti Presidenti i Universiteti Western Balkans Prof. Dr. Ferdinand Gjana, morën pjesë, Prof. Skënder Gjinushi, President i Akademisë së Shkencave në Shqipëri, em. O. Univ. Dr. Rainer Reinmuller, Kryetar i Bordit Ndërkombëtar në Universitetin Western Balkans, Prof. John Austin, Drejtor i Qendrës Ekonomike të Michiganit, rektorë dhe shumë akademikë të fushave të ndryshme nga brenda dhe jashtë vendit.
Në fjalën e tij Prof. Dr. Ferdinand Gjana theksoi se arsimi i lartë është themeli i zhvillimit të qëndrueshëm dhe progresit shoqëror, duke përshkruar evoluimin e universitetit nga një model tradicional drejt një modeli të katërt të quajtur “Universiteti i Gjeneratës së Katërt”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kjo gjeneratë e universitetit është përgjigje ndaj sfidave mjedisore dhe ekonomike të kohës së sotme, duke pasur një qasje strategjike që e bën atë të formojë aktivisht mjedisin e saj.
Prof. Rainer Reinmuller tha se edukimi, kërkimi dhe inovacioni janë konceptet kryesore që i shoqërojnë Universitetet e Gjeneratës së 4-t, fokusi i të cilave është në impaktin social dhe zhvillimin rajonal.
Folësi kryesor i konferencës, Prof. John Austin, Drejtor i Qendrës Ekonomike të Miçiganit, theksoi në fjalën e tij se: “Universitetet si WBU duhet të kujdesen thellësisht, të kontribuojnë në të mësuarit dhe të kontribuojnë për individin dhe shëndetin familjar, mundësitë ekonomike dhe sigurinë.
Ju jeni njerëzit që do të zgjidhni problemet e botës rreth të jetuarit në mënyrë të qëndrueshme, rreth krizës se si ne lehtësojmë ndryshimet klimatike dhe se si ne i trajtojmë pozitivisht sfidat e ndryshme që paraqet bota e sotme.”
Konferenca eksploroi mundësitë dhe sfidat e universiteteve të gjeneratës së katërt në fushën e arsimit të lartë, kërkimit shkencor, inovacionit, revolucionit të AI, zhvillimit rajonal dhe sipërmarrja dhe kërkimi i kontributeve të mundshme të universiteteve përmes angazhimit aktiv për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të forcuar konkurrencën rajonale.
Konferenca vendosi një fokus të veçantë në përcaktimin dhe modelimin e Universiteteve të “Gjeneratës së Katërt” dhe shqyrtoi rolet dhe lidhjet e tyre me zhvillimin rajonal.

Related

Tags: konferencenderkombetareWBU
Previous Post

Balluku: Sistemi i ri i faturimit të energjisë elektrike për furrat e bukës ka gjetur dakordësinë e subjekteve

Next Post

Zgjedhjet për pushtetin lokal në Serbi/ Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, ndërsa Arbër Pajaziti në Bujanoc

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.