Pedagogët vijojnë prej dy javësh bojkotin e mësimit në universitete, pasi qeveria nuk ka plotësuar kërkesat e tyre, mes të cilave rritja e pagave për të dhe stafin ndihmës si dhe rritja e financimit për kërkimin shkencor.
Duket se ata nuk janë tërhequr nga “beteja” e tyre pasi ditën e sotme ata kanë paralajëmruar se do të nisin një grevë urie. Ndërkaq ditën e hënë në orën 11:00, do të mbajnë edhe protestën e radhës kombëtare.
Ata kanë kërkuar edhe sensibilizmin e përfaqësuesve të huaj në lidhje me situratën ku ndodhet sot arsimi i lartë publik.