Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Gjadër, ku pret edhe kryeministren italiane Giorgia Meloni për të inspektuar punimet për kampin e emigrantëve që do ngrihet pas marrëveshjes mes dy vendeve.
Ndërkohë, Meloni u nis nga Rinasi me helikopter për në Gjadër, ndërsa më pas dy homologët do inspektojnë edhe qendrën pritëse në Shëngjin ku do mbajnë konferencën për shtyp.