• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Euro 2024, kombëtarja realizon fotot zyrtare! Kuqezinjtë ‘lënë fushën’ për kostumet! Atelier ‘Altin Mici’ kuron imazhin e kuqezinjve 

06/05/2024
in Sport
Euro 2024, kombëtarja realizon fotot zyrtare! Kuqezinjtë ‘lënë fushën’ për kostumet! Atelier ‘Altin Mici’ kuron imazhin e kuqezinjve 
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Krahas përgatitjeve për Euro 2024, kombëtarja shqiptare në Austri ka realizuar edhe fotot zyrtare para zhvendosjes në Gjermani për kompeticionin magjik të verës. Ashtu si në Euro 2016, kuqezinjtë që do na përfaqësojnë në fushën e lojës, do vishen me kostumet e atelier “Altin Mici”, që kuron imazhin e kuqezinjve dhe ka realizuar një set veshjesh speciale për ekipin dhe të gjithë stafin kuqezi.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjithashtu, në qendrën stërvitore të Kombëtares në Austri u zhvillua edhe ceremonia e nënshkrimit të bashkëpunimit të ri mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe atelier “Altin Mici”, me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, dhe Altin Micin, të cilët firmosën rinovimin e marrëveshjes mes palëve.

Në një prononcim për Fshf.org, Presidenti Duka theksoi se bashkëpunimi me atelier Altin Mici ka qenë me fat dhe shprehu kënaqësinë që kjo atelier do të kurojë edhe në vazhdimësi imazhin e Kombëtares shqiptare.

Jam shumë i kënaqur që sot në qendrën e trajnimit të ekipit Kombëtar në Austri kemi një mik special, pronarin e atelier Mici, z. Altin Mici me të cilin kemi një bashkëpunim të vjetër për Kombëtaren shqiptare. Bashkëpunimi ka filluar para vitit 2016-të dhe na ka sjell fat për të qenë pjesë e Europianit. Ekipi Kombëtar është veshur me kostumet e Altin Micit në Euro 2016 ka vazhduar akoma më tej dhe të gjithë djemtë e Kombëtares do të vishen me kostumet e stiluara nga atelier Mici dhe të qepura nga ai. Sot gjatë gjithë ditës ne ja kemi përkushtuar veshjes, megjithëse ky është një event sportiv por padyshim që çdo detaj sado që mund të duket i vogël është i rëndësishëm për një skuadër futbolli. Pra dhe ky është një detaj shumë i rëndësishëm të cilin na e mundëson atelier Mici dhe pronari i saj Altin Mici”, theksoi kreu i futbollit shqiptar.

Ndërsa, stilisti Altin Mici theksoi krenarinë për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe shprehu dëshirën që të jetë sa më i suksesshëm edhe në të ardhmen.

“Jam shumë krenar që kam mundësi të kujdesem për imazhin e Kombëtares shqiptare. Tashmë u bë 8 vjet dhe kjo është një përgjegjësi të cilën e kam parë me seriozitetin më të madh. Që nga hera e parë që jam kujdesur për imazhin e Kombëtares shqiptare e kam bërë me një pasion dhe krenari të papërshkruar. Uroj që bashkëpunimi im me Kombëtaren të vazhdojë më tej. I uroj djemve që të kenë sukses dhe të na përfaqësojnë në mënyrën më të mirë të mundshme”, – tha stilisti Altin Mici.

Related

Previous Post

“Ishte me kancer”/ Roberti flet sërish për Tunën: Është sjellë keq me nënën time

Next Post

Rama me Melonin: Shqipëria s’ka mafie si Camorra e Cosa Nostra! Qëllimi i vetëm sulmojnë marrëveshjen për emigrantët në kurriz të shqiptarë

Lajme të ngjashme

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

by redaktor2
07/09/2025
0

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur...

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

by redaktor2
07/05/2025
0

Ish-kapiteni i Partizanit, Ardit Beqiri, i bashkohet stafit teknik të Alfred Deliallisit te Korabi, ku do të mbajë rolin e...

“Ai është mbrojtësi më i mirë në Shqipëri për mua”, flet trajneri: Vllaznia ka bërë goditje të madhe me Jazxhi për Europën

“Ai është mbrojtësi më i mirë në Shqipëri për mua”, flet trajneri: Vllaznia ka bërë goditje të madhe me Jazxhi për Europën

by redaktor2
06/30/2025
0

Gjithmonë e më shumë po afron koha e ekipeve shqiptare që do të performojnë në Europë, ndërsa kjo ishte një...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit
  • “Më kanë quajtur vajza e Behar Merës në sy të familjes së tij”- Roza Lati rrëfen momentin e sikletsh…
  • Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa
  • Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë
  • Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit
  • Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçar…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.