• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Muzhaqi raporton në Komision buxhetin për rininë, Duma ndërpret seancën dëgjimore

11/01/2022
in Politikë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e thirrur në Komision për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ka listuar të gjitha shifrat për buxhetimin për Rininë, referuar vitit 2023 dhe programet e Qeverisë Shqiptare që lidhen në mënyrë direkte me të rinjtë dhe fëmijët.
Kjo pasi një ditë më parë, kryetarja e Komisionit, Grida Duma, i ka kërkuar me ngulm ministres që t’i prezantojë këto të dhëna para deputetëve, anëtarë të këtij Komisioni.
Listimi nga Muzhaqi i 15 fushave ku ka investime për fëmijët dhe të rinjtë, në vlerën totale prej 52 miliard lekë nga buxheti i shtetit, e ka irrituar Dumën, e cila i është kthyer ashpër ministres duke i thënë se “nuk të leverdis të flasësh për fushën që mbulon Ministria e Arsimit.
“Më kërkuat të ju listoj shifrat buxhetore për rininë dhe programet tona e tani nuk po më lini t’i listoj”, ka thënë Muzhaqi.
Ndër të tjera, kryetarja e Komisionit ka pyetur ministren e Rinisë për masat që janë marrë për të parandaluar ikjen e të rinjve nga Shqipëria.
“Masat që kemi parashikuar fillojnë nga forcimi i mekanizmave në nivel qendror dhe vendor për të garantuar pjesëmarrjen dhe konsultimin e të rinjve dhe të rejave. Rishikimi i ligjit “Për vullnetarizmin” me qëllim fuqizimin e mundësive për vullnetarizmin e të rejave/rinjve. Fuqizimin e roleve zbatuese, koordinuese, monitoruese të AKR-së”, ka qenë përgjigja e Muzhaqit.
Ndërsa ka vijuar me listimin e të gjitha masave që janë ndërmarrë në Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.
Promovimi i përdorimit të sigurt të teknologjive të reja, mbështetja dhe zhvillimi i programeve të seksioneve sportive amatore, arteve, artizanatit dhe aktiviteteve të tjera jashtë-kurrikulare, nxitja e punëve të denja dhe të përshtatshme për të rejat dhe të rinjtë. Rishikimi i kurrikulave dhe programeve të orientimit, këshillimit për karrierë e punësimit, si dhe mbështetja, ndërtimi, riparimi dhe rinovimi i hapësirave publike të projektuara për të rinjtë, kanë qenë disa nga masat e Strategjisë së Rinisë.
Debati i Dumës kundrejt Muzhaqit ka vijuar, pasi nuk i ka pëlqyer përgjigja e ministres, duke vendosur dhe mbylljen e seancës së Komisionit.

Related

Previous Post

Debate tek komisioni i Reformës Zgjedhore/ Alibeaj: Ne si opozitë na bashkon një gjë, që këta zgjedhjet i vjedhin. Gjiknuri: Gati ta pranoj dështimin tim për qetësinë e opozitës. Vasili: Ti nuk di çfarë flet

Next Post

E dekoroi Erdogan me gradën ‘Nënkomisar’, njihuni me studentin Shqiptar të policisë…

Lajme të ngjashme

Deputeti i Durrësit, Arkend Balla, në terren: Inspekton punimet për rikonstruksionin e rrugës “Sulejman Pitarka” në lagjen 18

Deputeti i Durrësit, Arkend Balla, në terren: Inspekton punimet për rikonstruksionin e rrugës “Sulejman Pitarka” në lagjen 18

by redaktor2
05/30/2025
0

Me vizionin për një Durrës më modern dhe më të aksesueshëm për të gjithë qytetarët, deputeti Arkend Balla, i zgjedhuri...

Më i votuari i PS në Durrës, Arkend Balla: Bëj fushatë çdo ditë

Më i votuari i PS në Durrës, Arkend Balla: Bëj fushatë çdo ditë

by redaktor2
05/29/2025
0

Arkend Balla, deputeti më i ri i Partisë Socialiste në Durrës i cili rezulton edhe më i votuari në zgjedhjet...

Për ata që tallen me Zegjinenë…

Për ata që tallen me Zegjinenë…

by redaktor2
05/29/2025
0

Nga Klodian Kapllanaj Ju që talleni me Zegjinenë e Roskovecit, sillni ndër mend se në Kuvend para saj janë ulur...

Fitoi mandatin e deputetes, Romina Kuko dorëhiqet nga posti i Zëvendësministres së Brendshme

Fitoi mandatin e deputetes, Romina Kuko dorëhiqet nga posti i Zëvendësministres së Brendshme

by redaktor2
05/27/2025
0

Romina Kuko ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për lirimin e saj nga detyra si Zëvendësministre e Brendshme, pas përfundimit të procesit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Deputeti i Durrësit, Arkend Balla, në terren: Inspekton punimet për rikonstruksionin e rrugës “Sulej…
  • Noizy nesër koncert në kryeqytet me DJ të famshëm nga e gjithë bota, Anuela Ristani: “Mirëpres…
  • Më i votuari i PS në Durrës, Arkend Balla: Bëj fushatë çdo ditë
  • Jeta si e pastrehë në SHBA, habit Parashqevi Simaku me deklaratën: Ishte zgjedhje e imja, e quaj…
  • E vrarë nga ish-i dashuri i saj, babai i Ilaria Sulës: Jetojmë mes shtëpisë dhe varrezave, deri në f…
  • Për ata që tallen me Zegjinenë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.