• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Mbrojtja e demokracisë nis nga lufta kundër korrupsionit”- Jorida Tabaku: Parlamenti të përmbushë detyrimet, të respektojë pakicën

06/07/2024
in Politikë, Slider
“Mbrojtja e demokracisë nis nga lufta kundër korrupsionit”- Jorida Tabaku: Parlamenti të përmbushë detyrimet, të respektojë pakicën
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se parlamenti ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e demokracisë dhe balancës së pushteteve.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

E ftuar në konferencën ndërkombëtare të IRI mbi Erozionin e Demokracisë që u zhvillua në Ëashington DC ajo nënvizoi se legjislaturat efektive janë në thelb e vetmja mënyrë për të mbajtur një qeveri llogaridhënëse dhe për të kërkuar transparencë fondesh.

Ky rol i veçantë, u shpreh abaku, vjen vetëm si pasojë e respektimit të opozitës dhe të drejtave të saj pasi vetëm kështu parlamenti mund të jetë serioz.

“Parlamenti duhet të përmbushë detyrimin për të kërkuar transparencë dhe mos lejojë erozionin e demokracisë. Nuk mundet që një parlament të mos respektojë të drejtat e pakicës” u shpreh Tabaku

Deputetja e PD nënvizoi se partitë politike duhet të përmënojnë demokracinë e brendshme ndërsa theksoi rëndësinë e meritokracisë në përzgjedhjen e kandidaturave apo posteve me rendësi.

Tabaku vuri në dukje se një demokraci e brendshme e dobët dhe një centralizim i pushtetit lehtëson aksionet anti-demokratike. Më pas ajo theksoi rëndësinë e një llogaridhënie horizontale  që siguron më shumë transparencë dhe një përfaqësi më efektive të zonave elektorale.

Mënyra më e mirë, sipas saj, për të krijuar një sistem parandalues mbetet ajo e implementimit të një strategjie politike dhe institucionale. Ajo u shpreh se bashkëpunimi bipartizan por me siguri të lartë në dëgjimin e opozitës mbetet e një rëndësie të madhe.

“Duhet një vullnet politik dhe gjithashtu reformimi reale që e shpëtojnë parlamentin nga të qenurit partizan apo tejet partiak.” Sugjeroi Tabaku në fjalën e saj ndërkohë që theksoi edhe nevojën e një shoqërie civile pro-aktive dhe tejet pozitive. Detyra jonë e përbashkët, u shpreh ajo, është që të mbajmë lart parimet e një demokracie duke siguruar transparencë dhe duke luftuar korrupsionin – përfundoi Tabaku duke kujtuar fjalët e Benjamin Franklin.

Jorida Tabaku ishte pjesë e diskutimit të panelistëve me temën erozionit të demokracisë përmes përdorimit të pushtetit legjislativ. Një temë tepër e njohur për të pasi prej vitesh ajo ka lijëruar në media dhe foltoren e kuvendit përdorimin e Parlamentit të Shqipërisë si një notere për nevojat dhe ligjet me porosi të propozuara nga qeveria.

Postimi në rrjetet sociale:

Në konferencën e organizuar nga IRI në #Ëashington 🇺🇸 mbi erozionin e demokracisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit.

Si vëllezër siamezë; erozioni demokracisë dhe korrupsioni janë të lidhur ngushtësisht ndërsa notojnë në të njëjtin pellg të ndenjur me kapjen e shtetit. Simptoma që Shqipëria i ndjen përditë.

Detyra jonë mbetet përballja me këto probleme dhe zgjidhja e tyre. Koha që #Shqipëria 🇦🇱 të ndërtojë një projekt të qartë që parandalon korrupsionin dhe lufton për demokracinë.

Kjo arrihet duke i dhënë parlamentit një rol real në balancën e pushteteve. Pra, duke respektuar opozitën që është në fakt esenca e parlamentarizmit.

#Shqipëria 🇦🇱 është #Europë 🇪🇺, por duhet të luftojë për të ndërtuar demokracinë institucionale perëndimore.

Related

Tags: konferenceparlamentiTabaku
Previous Post

“Mezi mbaja lotët”- Iva Tiço zbulon detaje të reja nga dasma e saj private: Fustani ishte frymëzuar nga…

Next Post

Manastirliu-Veliaj në shkollën e rindërtuar “Emin Duraku”: Gati investimet e reja në 10 shkolla në Tiranë, 40 në të gjithë vendin

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.