Aktori i njohur i humorit, Jul Deda krijoi miqësi me disa nga vajzat brenda “Big Brother Vip Albania 3”, e më konkretisht, me Ledjona Xheladinajn dhe Erjola Doçin.
Pas përfundimit të kësaj eksperience, Juli është shprehur se do mundohet që të mbajë kontakt me të gjithë ish-banorët që ndau rrugëtimin e tij në reality show. E në fakt duket se po e mban fjalën që ka dhënë.
Ditën e sotme ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se fillimisht është takuar me Erjolën dhe më pas atyre u është bashkuar edhe Ledjona.
Aktori ka ndarë me m ndjekësit e tij një foto në “Instagram” me dy vajzat dhe me humor shkruan bashkëngjitur me të:
”Me shoqet e kursit”
https://www.instagram.com/juldeda/?utm_source=ig_embed&ig_rid=35c4ff4b-9f29-4344-a1b2-699afa9b6186