• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

33 vite PS, Veliaj mirënjohje socialistëve të vjetër: “5000 anëtarë të rinj, garanci për një forcë që ka të ardhme; jemi forca që sjell ndryshimin”

06/07/2024
in Aktuale
33 vite PS, Veliaj mirënjohje socialistëve të vjetër: “5000 anëtarë të rinj, garanci për një forcë që ka të ardhme; jemi forca që sjell ndryshimin”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj nisi sot një tur në çdo njësi të kryeqytetit, për t’u takuar dhe uruar anëtarët e Partisë Socialiste për 33-vjetorin e themelimit të partisë. Ndalesa e parë ishte ajo në Njësinë 2, ku Erion Veliaj shpërndau edhe certifikata mirënjohje për 16 anëtarë, të cilët vijojnë të japin kontributin e tyre në PS.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Pesë mijë anëtarë të rinj janë një garanci se kemi një të ardhme, se duar energjike, mendje kreative, zemra të mëdha, do të vazhdojnë punën që ka nisur në PS, sidomos ata 15-16 veta që nderojmë sot dhe që i kanë shërbyer PS për 33 vjet, nga dita e parë e deri më sot. Unë besoj se në një familje mbi të gjitha vjen mirënjohja. Kush angazhohet në një skuadër të madhe, në një organizatë politike, në një familje si kjo e jona, angazhohet për të bërë gjëra përtej vetëm rrethit të ngushtë të familjes së vet, fisit të vet ose shtëpisë së vet”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se PS ka treguar në vijimësi se ka vullnetin dhe forcën për të sjellë transformimin në jetën e qytetarëve. “Vetëm një parti politike, sidomos një parti politike si PS, ka treguar se është instrumenti që demokracia na ka dhënë në dorë për të ndryshuar realitetin, jo si metaforë, por realitetin fizik që shohim rreth e rrotull nesh, duke filluar nga ky stadium, nga ajo Piramidë, nga shkolla ‘Kosova’, nga shkolla ‘Bashkim Fino’. Sigurisht, ka ende shumë punë për të bërë. Dua t’iu kujtoj njerëzve se këto gjëra nuk i bën Zana e Malit, është një forcë që quhet PS, që bën shkollën Kosova, shkollën ‘Bashkim Fino’, Piramidën, Stadiumin, sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri, Shkollën e Baletit, Liceun. Pra, është një forcë politike, një grumbullim vullnetar njerëzish, idealistë, pasionantë, të aftë, energjikë, të mençur dhe që e duan këtë vend dhe që çdo ditë lënë nga një shenjë për ta bërë Shqipërinë dhe sidomos Tiranën tonë, edhe më të mirë”, theksoi Kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Teksa shprehu besimin në përsëritjen e suksesit edhe në zgjedhjet e radhës parlamentare,
Drejtuesi Politik i PS u shpreh se sot fitorja për socialistët është më e lehtë, pasi kanë mundësi që të tregojnë realitete të transformuara.

“Shumë nga ata që do të nderojmë sot i kanë shërbyer kësaj partie kur nuk ishim në pushtet. Sot mund t’i injorosh ata që djegin goma dhe pështyjnë rrugëve sepse kemi besimin e njerëzve dhe kemi mundësi të tregojmë realitete të transformuara. Por atëherë ka qenë e vështirë; atëherë ti promovoheshe dhe bëje karrierë po të kishe rrëmbyer një socialist, po të kishe rrahur një socialist, po të kishe goditur një socialist. Nuk i kemi harruar ato ditë. Ndaj, edhe një respekt të jashtëzakonshëm për të gjithë ata që në ditët më të vështira e mbajtën familjen tonë të fortë, bashkë, optimiste, për të mbërritur tek kjo ditë ku jemi fitimtarë dhe mund të ecim përpara”, u shpreh Veliaj.

Related

Tags: 33 vitePSVeliaj
Previous Post

OSSH prezanton planin e masave për furnizimin me energji elektrike gjatë sezonit, Balluku: Gatishmëri maksimale për mirëmenaxhimin e situatës

Next Post

“Tradhtinë nuk e fal”/ Ledjona Xheladinaj kap “mat” dy ish-banorët e “BBV”: Nuk më shpëtojnë dot. Shikoni se çfarë do ju bëj!

Lajme të ngjashme

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Berisha: Problemet madhore në PD u shkaktuan nga shkelmimi i statutit. Nuk merrem me pengjet, do merrem me pengmarrësin

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqiptarëve

by redaktor2
08/05/2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra përmes një postimi në Facebook ndaj thirrjeve antishqiptare...

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

by redaktor2
08/05/2025
0

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.