• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj me socialistët e Njësisë 5: “Mobilizim për fitoren e katërt të Edi Ramës; Meritë e PS që Shqipëria dhe Tirana po ndryshojnë”

06/08/2024
in Politikë, Slider
Veliaj me socialistët e Njësisë 5: “Mobilizim për fitoren e katërt të Edi Ramës; Meritë e PS që Shqipëria dhe Tirana po ndryshojnë”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se PS ka nisur mobilizimin për fitoren e katërt të kryeministrit Edi Rama. Në vijim të turit të mirënjohjes nëpër njësi, në prag të 33-vjetorit të PS, Veliaj tha se ajo është e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Këtë ditëlindje të PS e kemi shpërndarë në të gjitha njësitë sepse ai oborri i vogël i Partisë Socialiste është bërë edhe më i vogël tani që jemi shtuar me shumë anëtarë të rinj. Dua t’u them mirë se erdhët, ju urojmë shumë sukses e mezi pres që energjia juaj, mendimet, idetë tuaja, gjaku i ri, të furnizojë partinë tonë me më shumë energji, ide, kurajo, për zgjedhjet që po afrohen, për të cilat ne fillojmë që tani një mobilizim të jashtëzakonshëm për fitoren e katërt të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, si e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se kundërshtarët e PS nuk kanë alternativa, por vijojnë me dhunë dhe shkatërrim. “Që të bëje karrierë dikur, në qeverinë ose shtetin shqiptar, duhej të rrihje një socialist, dhe nuk kish rëndësi nëse ishte viti ’94, ‘96, ‘97, ‘98, dhuna ndaj socialistëve ishte e vetmja mënyrë se si ti ngjisje shkallët e karrierës. Ne sapo emëruam një rrugë me emrin e “Remzi Hoxhës”, çka na kujton se si zhdukeshin njerëzit nga ai sistem, ku karriera bëhej mbi dhunimin e çdo njeriu që ishte progresist, i majtë dhe socialist”, tha Veliaj.

Ai komentoi edhe protestat e dhunshme të Rithemelimit dhe të PL para Bashkisë së Tiranës, duke goditur me molotov. “Ti mund të djegësh goma para Parlamentit, të shkatërrosh objekte të kulturës, siç është Bashkia e Tiranës, që është një institucion jo privat i socialistëve, është i kujtdo që qeveris në atë moment dhe është pronë e qytetarëve të Tiranës. Aty kupton që kemi përballë kundërshtarë, që as nuk janë pjekur politikisht, as nuk kanë një mision, as nuk kanë Zot, din e iman, shtet, atdhe, të cilët të dhimbsen kur i shikon se si në mes të kulmit turistik djegin goma në mes të Tiranës. Mendova që këto skena i kishin lënë tek Astiri, i kisha harruar nga vitet ‘90. Ata janë po ata. Fakt që Shqipëria dhe Tirana ndryshon është meritë e forcës që udhëheq, Partisë Socialiste të Shqipërisë”, tha Veliaj.

Related

Tags: njesia 5PStakimVeliaj
Previous Post

Bojkoti i avokatëve, reagon avokati Duraj: Vetëm fillimi për të vendosur pozitat e avokatit. Pro vetëpastrimit për profesionistët drejtësisë

Next Post

Hapet shkolla e re në Manëz, Manastirliu: Vetëm në Durrës u rehabilituan 25 shkolla, 13 të tjera drejt përfundimit

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.