Sociologia Edlira Devolli e ftuar në NTV Televizion ka folur për vrasjen e recepsionistit në Dhërmi, vrasje e kryer nga pronari i hotelit ku ishte i punësuar.
Për sociologen Edlira Devolli intensiteti i krimit në vendin tonë ka një rritje të frikshme dhe është kthyer në fenomen për të cilin qeveria duhet të marri masa parandaluese.
“Intensiteti i krimit në vendin tonë ka një rritje të frikshme dhe është kthyer në fenomen. Ajo që shqetëson më shumë është se shoqëria po mësohet me këtë fenomen dhe e përcjell me normalitet.
Modelet që sot po i serviren shoqërisë dhe brezit të ri janë “sëmundje gërryese”. Për t’u pasuruar ka vetëm një rrugë, narkotrafiku.
Ata që pasurohen janë vetëm trafikantët dhe qeveritarët me investime strategjike.
Të rinj dhe adoleshent që kryejnë krime sadiste. Dhunojnë, filmojnë dhe shpërndajnë në rrjete sociale.
Familja dhe institucionet e edukimit kanë çeduar.
Për të pasur një shoqëri të zhvilluar duhet më tepër investim në institucionin e familjes
dhe ato edukuese.
Martesa dhe divorci jane fenomene të vjetra.
Kohët e fundit ka rritje të nr të divorceve, ky nuk është tregues se më parë familjet kanë qenë më të lumtura.
Ka disa arsye që ndikojnë në divorc.
– Dhuna fizike &psikologjike
-Problemet ekonomike
-Gruaja sot është më e zhvilluar profesionalisht dhe ka pavarësinë ekonomike, etj.
Që problemet sociale të jenë më të pakta dhe familjet më të harmonishme, e si rrjedhojë fëmijë më të mirëedukuar, shteti duhet të investojë në familje dhe edukim”, u shpreh Devolli.
“S’ka çfarë më duhet më jeta”- Gjyshi i Martin Canit flet nga protesta: Duam vetëm drejtësi
Gjyshi Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari i tij më 18 nëntor pranë shkollës Fan Noli, ka folur...