Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka folur për “Gazzetta dello Sport” në Itali. Mbrojtësi i Atalantës lë të kuptohet se kuqezinjtë nuk kanë pesë të mbivlerësojnë kundërshtarin e parë në Euro 2024, duke qenë se e njohin Italinë dhe shumica e kuqezinjve luajnë në Serie A.
“Kur luan kundër një kombëtareje si Italia nuk është se ke shumë avantazhe në favor, por kur e njeh kundërshtarin të shërben shumë për mënyrën si përballesh në fushë. Nëse nisemi mirë kundër Italisë, atëherë do të fitonim besim edhe për ndeshjet e radhës, do të mund t’i menaxhonim më mirë ato.
Italia sigurisht që është favoritja të shtunën, unë e di sepse e njoh potencialin e atyre që para tre vitesh u shpallën Kampionë të Europës. Edhe pse pas vitit 2021, Italia ka pasur ulje dhe ngritje. Janë një kundërshar që duhet t’i respektojmë, por jo t’i mbivlerësojmë”, u shpreh Gjimshiti.
Më 15 qershor në orën 21:00 në “Iduna Park” të Dortmundit luhet Shqipëri – Itali në Grupin B të Europianit 2024, me tanët që kanë kundërshtar edhe Kroacinë e Spanjën.