Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka kohë që ka qëndruar larg angazhimeve mediatike pas emisionit të dashurisë “Love Island Albania” vitin e kaluar. Mirëpo ajo dje në një intervistë vituale me ndjekësit zbuloi se do të rikthehet së shpejti pa zbuluar më tepër. Sakaq një prej ndjekësve e ka pyetur edhe për këngën e re të Tayna-s, i ngjashëm me një nga këngët e saj, Luana tha se mbështet çdo artiste që u jep zë zërit të vajzave. Ndonëse ajo vetë nuk është mbështetur në një nga projektet e saj që fuqizon figurën e vajzave.
Luana: Po lexoj shumë pyetje të tilla, nuk e kam dëgjuar ende, menjëherë tani do e dëgjoj por nëse është një projekt që fuqizon zërin e vajzave ose jep mesazhe për të cilat kemi nevojë, patjetër që e duartrokas fort siç do doja të më duartrokisnin mua kur krijova “Thuaje Community” por shumë pak nga “vipat” e mbështetën. Krenare për çdo artiste vajzë që nuk harron të jetë zë për vajzat e tjera.