• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ambasadori i SHBA: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës

06/11/2024
in Rajoni & Bota
Ambasadori i SHBA: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një sfidë që duhet tejkaluar vetëm me njohje reciproke dhe jo diçka më pak.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja mes dy vendeve, sepse diçka më pak se kjo nuk e përmbush këtë vizionin që e kemi për një Evropë të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe”, tha ai.

Duke folur në një panel të samitit “The Western Balkans 2024”, që po mbahet në Prishtinë, Hovenier theksoi edhe rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia kanë arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ka një varg zyrtarësh amerikanë, përfshirë dhe mua, që kalojmë shumë kohë për zbatimin e plotë të obligimeve që Kosova dhe Serbia i kanë marrë në procesin e lehtësuar nga BE-ja”, tha Hovenier.

Dy vendet janë në negociata për më shumë se një dekadë, por shumë prej marrëveshjeve që kanë arritur, nuk i kanë zbatuar.

Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për mungesë gatishmërie.

Hovenier theksoi edhe një herë qëndrimin e tij se nuk pajtohet me një deklaratë – të miratuar më 8 qershor nga Serbia dhe entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska – në të cilën Kosova trajtohet si “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”.

“Ky nuk është qëndrim i vendit tim apo i partnerëve. Ne e kemi njohur Kosovën si vend të pavarur demokratik dhe kjo nuk mund të diskutohet”, tha Hovenier.

Të njëjtën gjë ai e tha edhe një ditë më herët, duke kujtuar se SHBA-ja e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe se ajo do të mbetet prapa këtij qëndrimi “me krenari”

Related

Previous Post

Foto/ Ish-i i Ariana Grande rigjen dashurinë në krahët e aktores së njohur

Next Post

Arilena Ara sjell bashkëpunimin e parë me fituesin e ‘X Factor 5’

Lajme të ngjashme

Ngërçi politik në Kosovë, Osmani tërheq kërkesën në GJK për seancën konstituive për shkak të gjyqtarit serb

Ngërçi politik në Kosovë, Osmani tërheq kërkesën në GJK për seancën konstituive për shkak të gjyqtarit serb

by redaktor2
08/05/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të martën se ka tërhequr zyrtarisht kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese, lidhur me...

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

by redaktor2
06/24/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me...

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

by redaktor2
06/19/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar se ka firmosur sot urdhrin ekzekutiv Sapo kam që zgjat afatin për mbylljen...

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

by redaktor2
06/04/2025
0

Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar fshehurazi përdoruesit e Android në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.