• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Armand Duka: Kemi një skuadër të mirë, duam të kalojmë grupet e Euro 2024! Ja e ardhmja e Sylvinhos

06/12/2024
in Sport
Armand Duka: Kemi një skuadër të mirë, duam të kalojmë grupet e Euro 2024! Ja e ardhmja e Sylvinhos
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë së fundmi një intervistë për median italiane TvPlay, ku ka folur për kualifikimin e ekipit Kombëtar në finalet e Euro 2024, skuadrën kuqezi, teksa është ndalur edhe te dy nga futbollistët e Kombëtares, Nedim Bajram dhe Armando Broja.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ndër të tjera, presidenti Duka ka komentuar edhe përballjen e veçantë me Italinë dhe shpreson që Shqipëria dhe të kaltrit do të kalojnë së bashku në fazën e 1/16-ve.

“Euro 2024” – Për ne është krenari të jemi në Euro 2024 për këtë event madhor. Do të përballemi me tre ekipe shumë të forta si Italia, Kroacia dhe Spanja. Edhe ne jemi një skuadër e mirë, sepse kemi bërë një rrugëtim të bukur përgjatë kualifikueseve. 

Objektivi ynë? Do jemi të lumtur nëse do të kualifikohemi në fazën e 1/16-ve.

Në 2015 jemi përballur me Italinë në një miqësore në Genoa dhe tifozët tanë kanë kënduar himnin shqiptar dhe atë italian. Kemi shumë respekt për Italinë. Shpresojmë që të kalojmë si ne edhe Italia në fazën e 1/16-ve.

Cili është “ylli i ekipit”? Në fakt forca jonë është kolektivi, sepse e gjithë skuadra është e bashkuar, të gjithë bashkë për qëllimet tona.

Bajrami? – Sigurisht që është një lojtar i mirë, me cilësi të shkëlqyera teknike. Por ne i llogarisim të gjithë, sepse futbolli është një sport kolektiv. 

A po e sponsorizoj Brojën te Milan? Nëse ai bëhet pjesë e Serisë A do të isha i lumtur, por në këto momente, askush nuk po mendon për merkaton.

Një parashikim për ndeshjen Itali – Shqipëri?  Fitojmë ne me rezultatin 1-0. Për mua do të ishte bukur nëse Italia do të kualifikohej me ne të paktën deri në fazën e 1/16-ve.

E ardhmja e Sylvinhos? Me siguri, pas Europianit do të jetë sërish me ne”, tha Duka.

Kuqezinjtë përballen më 15 qershor kundër Italisë në Dortmund, teksa në datën 19 luajnë me Kroacinë, për ta përmbyllur fazën e grupeve kundër Spanjës në datën 24 qershor.

Related

Previous Post

Ekipi i Serbisë mbërrin në Gjermani me siguri të lartë, shqiptarët kalojnë pranë me këngë patriotike

Next Post

BB: Ekonomia shqiptare trend në rritje

Lajme të ngjashme

“Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen

“Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen

by redaktor2
06/07/2025
0

Ansi Agolli, njëri nga protagonistët e mbrëmjes famëkeqe të Beogradit, ka folur për emisionin “Max Sport” në “Euronews Albania” për...

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Silvinjo duhet të jetë më i qetë, sulmuesi kthehet në stërvitje me Shqipërinë

Silvinjo duhet të jetë më i qetë, sulmuesi kthehet në stërvitje me Shqipërinë

by redaktor2
06/05/2025
0

Seanca e sotme stërvitore e Kombëtares shqiptare ka sjellë një lajm shumë të mirë për kuqezinjtë. Pas mungesës në stërvitje...

“Po fryn erë e fort në Tiranë”, trajneri në Serbi paralajmëron serbët: Kini kujdes nga Armando Broja

“Po fryn erë e fort në Tiranë”, trajneri në Serbi paralajmëron serbët: Kini kujdes nga Armando Broja

by redaktor2
06/04/2025
0

Ivan Gozdenovic është një prej trajnerëve serbë i cili punon në Shqipëri. Në sezonin e fundit, ky trajner drejtoi Elbasanin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!
  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.