• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Policia e Shtetit, marrëveshje bashkëpunimi me Rrjetin e Akademisë Globale të INTERPOL-it

06/12/2024
in Kronikë, Slider
Policia e Shtetit, marrëveshje bashkëpunimi me Rrjetin e Akademisë Globale të INTERPOL-it
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në kuadër të Konferencës së 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën, që po zhvillon punimet në Tiranë, Policia e Shtetit dhe Sekretariati i Përgjithshëm i INTERPOL-it firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit për përfshirjen e Shqipërisë në Rrjetin e Akademisë Globale të INTERPOL-it.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Marrëveshja u firmos nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock.

Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku falënderoi INTERPOL-in për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve dhe theksoi se, bashkimi i Shqipërisë me Rrjetin e Akademisë Globale është një hap i rëndësishëm përpara për sistemin e arsimimit policor dhe vetë Policinë e Shtetit.

“Jemi të kënaqur, që në rrugëtimin e gjatë e të vështirë për të forcuar kapacitetet e Akademisë sonë të Sigurisë, do të kemi edhe angazhimin e Drejtorisë së Trajnimeve për Ngritjen e Kapaciteteve të INTERPOL, e cila ka krijuar Akademinë Globale. Synimet e saj për një qasje globale të trajnimit për zbatimin e ligjit do të jenë një ndihmë e madhe edhe për Shqipërinë”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai shtoi se, sot INTERPOL-i është një lider global në ndërtimin e trajnimin e kapaciteteve të zbatimit të ligjit ndërkombëtar dhe është me shumë vlerë që Policia e Shtetit Shqiptar i bashkohet edhe këtij komponenti të rëndësishëm.

Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it falënderoi Policinë e Shtetit për mikpritjen dhe organizimin e Konferencës Rajonale në Tiranë. Z. Jurgen Stock shprehu gatishmërinë e INTERPOL-it për shkëmbimin e përvojave policore me Shqipërinë.

Related

Tags: InterpolmareveshjePolicia e Shtetit
Previous Post

“Bien” kufijtë mes Shqipërisë e Kosovës

Next Post

Veliaj me socialistët e Njësisë 4: “PS forcë fituese në zgjedhjet e 2025; E vetmja parti që i përgjigjet pritshmërive të qytetarëve”

Lajme të ngjashme

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Mister Imazhi, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Mister Imazhi, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

by redaktor2
06/06/2025
0

Një përvojë unike artistike dhe kulturore do të përjetohet në Tiranë nga data 9 deri më 12 qershor, në kuadër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Mister Imazhi, rrëfen prapas…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.