• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Balluku dhe Kumbaro në Koman: Bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës për të ulur ndotjen në liqenet e kaskadës së Drinit

06/14/2024
in Politikë, Slider
Balluku dhe Kumbaro në Koman: Bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës për të ulur ndotjen në liqenet e kaskadës së Drinit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare edhe këtë vit ka nisur punën për pastrimin e liqenit të Komanit nga mbetjet të cilat depozitohen përmes prurjeve që vijnë nga lumenjtë. Janë tri anije të KESH të cilat po punojnë për grumbullimin dhe largimin e mbetjeve.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe zëvendësministrin për fushën e energjisë në MIE, Ceno Klosi, iu bashkuan aksionit të pastrimit të ndërmarrë nga KESH.
Gjithashtu, edhe grupe të ndryshme vullnetare kanë dhënë kontributin e tyre në këtë nismë, për të mbajtur pastër një ndër zonat e cila po vizitohet gjithmonë e më shumë nga vizitorët.

Zv/kryeministrja Balluku solli në vëmendje se masat e marra nga pushteti vendor në Shqipëri, veçanërisht bashkitë që janë pranë ujërave larës, kanë dhënë një efekt të madh duke ndikuar në përmirësimin e pastërtisë së ujërave. Sa i takon situatës në liqenin e Komanit, Balluku bëri të ditur se është arritur një marrëveshje me qeverinë e Kosovës për të ulur nivelin e mbetjeve të cilat përmes lumenjve përfundojnë në liqene.

“Kemi rënë dakord për një aksion të përbashkët. Pjesa e ministrisë së Infrastrukturës dhe Mjedisit të Kosovës do të vendosë në dispozicion fondin për vendosjen e një rrjete, e një teknologjie të lartë padyshim, e cila do të menaxhohet nga pala shqiptare, KESH, për të bërë të gjithë ndalesën e parë të mbetjeve. Patjetër do ketë edhe kalime të materialeve që janë më të vogla, por të paktën të gjitha këto mbetjet e ngurta të cilat ne i gjejmë në brigjet e dy liqeneve të Fierzës dhe të Komanit do të ndalojnë”, tha Balluku.

Ministrja Balluku tha se KESH me anijet e saj do të vijojë punën për pastrimin e të gjithë liqenit, duke bashkëpunuar edhe me grupet e vullnetarëve, teksa theksoi se falë masave që do të merren synohet që vitin e ardhshëm të kemi më pak mbetje dhe papastërti në liqene.

Ministrja Kumbaro duke vendosur theksin tek rëndësia që zona ka marrë duke u kthyer në një destinacion të mirëfilltë turistik tha se është e rëndësishme që krahas sensibilizimit është e nevojshme bashkëpunimi me qeverinë e Kosovës duke qenë se shumë prej prurjeve të lumenjve vijnë nga Kosova.

“Kjo situatë që shohim në Koman na mblidhej në liqenin e Ulzës dhe të Shkopetit. Kjo histori ka marrë fund, sepse është bërë një mobilizim shumë i madh i mbetjeve të tokë. Janë mbetjet nga toka që përfundojnë nëpër liqene kështu që përveç sensibilizimit shumë të madh që duhet bërë çdo turisti, çdo banori, pa diskutim që na duhet një bashkëpunim me kolegët tanë të qeverisë së Kosovës për ta parandaluar që në burim”, tha Kumbaro.

Related

Tags: BallukuKomanKumbaro
Previous Post

Balla me të rinjtë që jetojnë jashtë vendit: Besoj se 2030 do na gjejë anëtarë të BE-së

Next Post

Ministrja Koçiu: Njësi e lëvizshme për dhurim vullnetar të gjakut.

Lajme të ngjashme

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Mister Imazhi, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Mister Imazhi, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

by redaktor2
06/06/2025
0

Një përvojë unike artistike dhe kulturore do të përjetohet në Tiranë nga data 9 deri më 12 qershor, në kuadër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Mister Imazhi, rrëfen prapas…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.