• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministrja Koçiu: Njësi e lëvizshme për dhurim vullnetar të gjakut.

06/14/2024
in Slider, Sociale
Ministrja Koçiu: Njësi e lëvizshme për dhurim vullnetar të gjakut.
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Dhurimit Vullnetar të Gjakut gjatë së cilës u prezantua edhe autoemoteka e cila do të funksionojë si njësi e lëvizshme për të mundësuar dhurim vullnetar të gjakut.
Në fjalën e saj, ministrja Koçiu u shpreh se autoambulanca do të jetë në të gjithë vendin sipas një kalendari të caktuar.
Sipas saj, dhurimi i gjakut në autoambulancë bën që Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut të jetë sa më afër dhuruesve në sheshet kryesore të qyteteve duke lehtësuar maksimalisht aksesin e qytetarëve ndaj dhurimit të gjakut.
“Kjo autoambulancë do të lëvizë në çdo cep të territorit që ka dhurues dhe ka dëshirë për të dhuruar, do krijojë akoma më shumë lehtësi për Qendrën Kombëtare të Gjakut për të patur depozita të mjaftueshme për të gjithë ata që kanë nevojë dhe e kanë të domosdoshëm gjakun”, nënvizoi Koçiu.
Ajo shtoi se me këtë autoambulancë kompletojmë të gjithë ciklin nga marrja e gjakut deri te dërgimi tek banka e gjakut.
Ministrja e Shëndetësisë u ndal edhe te investimi i realizuar me buxhetin e shtetit që e ka shndërruar Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në një qendër të mirëfilltë ekselence në shëndetësinë shqiptare. QKTGJ është e pajisur me teknologji të lartë, digjitalizim të plotë të zinxhirit dhurues-pacient, rritje e kapaciteteve pritëse të dhurimit, përmirësimin e kushteve në dhurim, testim përpunim dhe ruajtje duke siguruar cilësi maksimale të gjakut dhe garantimin e aksesit të barabartë ndaj gjakut të mjaftueshëm në çdo skaj të vendit.
Koçiu vuri në dukje se përpjekjet e MSHMS janë të përqendruara në rritjen e ndërgjegjësimit të mëtejshëm të qytetarëve për dhurimin vullnetar të gjakut.
“Ne kemi zhvilluar fushata të shumta ndërgjegjësimi dhe besoj se ky ndërgjegjësim për të dhuruar gjak është rritur dhe shifrat flasin vetë pasi nuk jemi më aty ku ishim para 20 viteve. Jemi të gjithë më të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj lënde kaq jetike që vetëm dhurimi nga njerëzit e mundëson”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e cila ka falënderuar Ambasadën e Italisë në Shqipëri nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim që kanë mbështetur mundësimin e autoemotekës së lëvizshme për dhurimin vullnetar të gjakut.
Me mijëra jetë shpëtohen nga dhurimi vullnetar i gjakut që nga të aksidentuarit deri tek pacientët me talasemi, të cilët duhet të marrin gjak çdo 2 javë për gjatë gjithë jetës të tyre. Dhurimi i gjakut çdo 6 muaj, mund të zvogëlojë mundësinë për sëmundje kardiovaskulare deri në 90%
Çdo dhurues gjaku, si edhe ata periodikë, përfitojnë kryerjen e disa testimeve falas si: gjak komplet; transaminazat ALT; konfirmimin e grupit të gjakut dhe Rh; testim për Hepatit B, C, HIV, Sifiliz, ndërsa nëse je dhurues periodik, përveç testimeve të sipërpërmendura kryhen edhe disa ekzaminime shtesë si, glikemia, kreatinemia, proteinemia, kolesterolemia, trigliceridemia dhe feritinemia.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: dhurimi gjakuMinistrja Kociunjesi e levizshme
Previous Post

Balluku dhe Kumbaro në Koman: Bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës për të ulur ndotjen në liqenet e kaskadës së Drinit

Next Post

Mario Mitaj pjesë e listës, BBC i dedikon artikull 24 lojtarëve që duhen ndjekur gjatë Europianit

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.