Maturantët në të gjithë vendin do të zhvillojnë sot provimin e tretë, atë të matematikës.
Provimi është parashikuar të nisë në orën 10:00 dhe kohëzgjatja e tij do të jetë 2.5 orë.
Provimi për lëndën e matematikës është i treti të cilit i nënshtrohen rreth 28 mijë maturantë, ndërkohë që provimi i fundit është ai për lëndët me zgjedhje, i cili do të mbahet më 24 qershor.