• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj: “Ata që djegin goma para bashkisë, dikur digjnin goma në Astir; Bëmë jo vetëm Unazën, por fituam me 60% të votave”

06/18/2024
in Politikë
Veliaj: “Ata që djegin goma para bashkisë, dikur digjnin goma në Astir; Bëmë jo vetëm Unazën, por fituam me 60% të votave”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj komentoi edhe protestat e dhunshme të opozitës para Bashkisë së Tiranës. Nga Kashari, ku zhvilloi një takim me socialistët e kësaj zone, Veliaj kujtoi kohën kur në Astir opozita digjte gomat dhe bllokonte punimet e Unazës, e cila sot është kthyer në një arterie ekonomike për qytetin.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Ne kemi kaluar sfida të jashtëzakonshme në këtë komunitet. Më kujtohet kur jemi takuar bashkë para 4 vitesh, kur bëheshin protestat tek Astiri, ku të ishe socialist në zonën e Astirit ishte nga gjërat më të vështira. Në momentin që sot digjen gomat një herë, dy herë, dymbëdhjetë herë te bashkia, tani quhet rutinë, por ai stil, ajo formë e të bërit politikë me djegie gomash, me urrejtje ndaj njëri-tjetrit, me përçarje ndaj njëri-tjetrit, nisi tek Astiri, ku atëherë ishte tjetër kryetar i PD dhe thoshte: Këtu është vija e kuqe dhe nuk do të kalojë autostrada. Ndërkohë, ajo autostradë është arteria kryesore ekonomike, transporti, energjie, biznesi për gjithë Tiranën dhe ja ku jemi sot. Për të gjithë ata që thoshin kjo është një vijë e kuqe, ne s’do e kalojmë kurrë, ne socialistët thoshim: jo more njerez, se nuk mund të bllokohet qyteti kështu. Nëse dikush ka ndërtuar pa leje, do kompensohet, por qyteti duhet të ketë autostradë, qyteti duhet të ketë shkolla, qyteti duhet të ketë parqe, qyteti duhet të ketë të gjitha lehtësirat që i ka çdo qytet tjetër”, theksoi ai.

Veliaj tha se ata që djegin goma para bashkisë, janë të njëjtët që dikur digjnin goma në Astir. “Ai ishte një moment kritik, se pala tjetër thoshte kjo është vija e kuqe dhe kanë bërë të njëjtën gjë në fakt. Janë të njëjtët njerëz që digjnin goma tek Astiri, ata djegin goma edhe në bashki; të njëjtët njerëz që dilnin me pistoletë tek këndi i lodrave, dalin me pistoleta dhe armë kudo tjetër, është e njëjta racë. Ne nuk e kemi shkopin magjik të ndryshojmë mendjen e të gjithëve, por fakti që pas gjithë asaj beteje, me goma të djegura, me bllokim rrugësh, me zjarr, me konflikte, me rrahje me policinë, ne arritëm jo vetëm të bëjmë rrugën dhe Unazën, por të fitojmë mbi 60% tek Astiri, kjo është një meritë e jashtëzakonshme e forcës tonë, e atyre njerëzve, burra dhe grave, që vërtet besojnë tek kjo kauzë”, tha ai.

Related

Tags: KashartakimVeliaj
Previous Post

Gjimshiti: Kroacia favorite, por mund t’ia dalim! Skuadra të përmirësohet

Next Post

Sfida me Kroacinë/ Sylvinho: Luajmë me ekipet më të mira, me Kroacinë mund të fitojmë

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

“Nxis publikun të denoncojë çdo rast”- Siguria në plazhe, Balla: Duhet rritje e vigjilencës, përgëzoj policinë për reagimin e shpejtë

Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

by redaktor2
08/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.