• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj i dhuron “Çelësin e Tiranës” artistes Shkurte Fejza, nesër koncerti te Pallati i Kongreseve: “Krenarë për ty! Faleminderit që na frymëzon me këngët e tua!”

06/19/2024
in Aktuale, Slider
Veliaj i dhuron “Çelësin e Tiranës” artistes Shkurte Fejza, nesër koncerti te Pallati i Kongreseve: “Krenarë për ty! Faleminderit që na frymëzon me këngët e tua!”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ndeshja Shqipëri-Kroaci po pritet me një festë të madhe në sheshin “Skënderbej”, aty ku Bashkia e Tiranës ka menduar të sjellë mjaft surpriza për tifozët që mbështesin kuqezinjtë në sfidën e dytë të Euro2024. Surprizë për tifozët kuqezinj do të jetë edhe artistja e njohur Shkurte Fejza, e cila do të performojë për mbështetësit e kombëtares, para sfidës që do të luhet në Hamburg në orën 15:00. Pak para performancës, Shkurte Fejza u prit në takim nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili i dhuroi asaj “Çelësin e Tiranës”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Çelësi i Tiranës është simboli i një dere të hapur, i një zemre të hapur dhe i një mendjeje të hapur. Ti na ke frymëzuar pafund në çdo festim, në çdo tubim, sidomos në gëzimet me Kombëtaren tonë. Sot në Tiranë kemi shumë qytetarë të Kosovës, por edhe nga vendet e tjera, por fakti që kënga jote ka qenë tamam si ai filli që i ka lidhur shqiptarët kudo ku janë, në një copë të madhe kuq e zi, është diçka e jashtëzakonshme. Duhet të jesh shumë krenare. Ne, po e po! Por edhe ti vetë, për këto 50 vjet dashuri që na ke dhënë pa kushte dhe pa u kursyer. Lajmi i dytë i mirë është që, Shkurte Fejza do të jetë pas pak te Fan Zone, ku do të kemi një surprise për të inkurajuar Kombëtaren, përpara se të fillojë ndeshja me Kroacinë” u shpreh Veliaj.

Ai dha edhe lajmin e mirë se ditën e nesërme Shkurte Fejza do të mbajë një koncert në Pallatin e Kongreseve, si qershia mbi tortë për 50 vite karrierë. “Nesër te Pallati i Kongreseve, në orën 20.00, Shkurte Fejza ka koncertin e saj, qershia mbi tortë, i 50 vjetorit të karrierës. Të jemi shumë mirënjohës dhe të duam shumë”, tha Veliaj.

Artistja Shkurte Fejza tha se është shumë e nderuar me këtë çmim që merr sot nga Bashkia e Tiranës, si jetësim i ëndrrës së saj rinore. “Faleminderit shumë kryetar. Jam shumë e nderuar dhe tani po shoh se thjesht po jetësohet ëndrra ime rinore. Në çdo këngë timen, unë kam kënduar atdheut tonë të përbashkët dhe tani jam e lumtur që ky çmim me të cilin unë u vlerësova, nuk e ke vlerësuar veç njëherë Kombëtaren nga Kosova, por gjithë Kosovën, gjithë shqiptarët kudo ku janë, bashkëpunëtorët, familjen time dhe të jam jashtëzakonisht mirënjohëse. Shumë faleminderit”, deklaroi ajo!

Related

Tags: Celsi i TiranesShkurte FejzajVeliaj
Previous Post

Dalic “all in” kundër “Legjionarëve”, publikohen formacionet e sfidës Kroaci-Shqipëri

Next Post

Fillon festa “kuqezi”, “Legjionarët” marrin avantazhin ndaj Kroacisë

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.