Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me situatën e ditës së sotme të krijuar pas reshjeve të dendura të shiut.
Përmes një videoje të postuar në faqen e tij në Facebook, ku një zonë është e mbuluar tërësisht nga uji, Berisha shkruan se Shkodra po përmbytet nga derdhjet e shumta nga Kaskada e Drinit.
Për këtë Berisha fajëson qeverinë duke thënë se ndërkohë që qyteti mbytet ajo bën sehir.
“Shkodra po përmbytet nga derdhjet e mëdha nga kaskada e Drinit. Qeveria bën sehir! Turp! Sb”, shkruan Berisha krahas videos.
Kujtojmë se problematika të mëdha janë shënuar në disa zona sot prej reshjeve të dendura të shiut, kryesisht në Shkodër, Lezhë e Dibër ndërkohë që raportohet edhe për jetë të humbura dhe persona të zhdukur.