Pas dëmtimit të yllit francez Mbappe, pjesëmarrja e tij në Euro2024 solli shqetësim për tifozët në lidhje me pjesëmarrjen e tij të mëtejshme në Evropian, por shpresat u shtuan pasi lojtari u fotografua në stërvitjen e skuadrës Fanceze.
Kylian Mbappe fotografua në bazën stërvitore të Francës në Paderborn të mërkurën, dhe më vonë u stërvit, vetëm larg pjesës tjetër të skuadrës, përpara se të përfshihej në stërvitje.
Ai ka shkruar në Instagram: “Pa rreziqe, nuk ka fitore”.
Mbappe nuk kërkon një operacion të menjëhershëm për dëmtimin dhe Franca ende po monitoron gjendjen e tij dhe heziton të vendosë një afat kohor për rikuperimin e tij, pasi ndeshja e së premtes kundër Holandës po afrohet.