• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nis më 21 qershor Java Kulturore Braziliane! Shfaqje filmash, koncert harqesh dhe “qershia mbi tortë”, karnavalet Braziliane

06/20/2024
in Kulturë, Slider
Nis më 21 qershor Java Kulturore Braziliane! Shfaqje filmash, koncert harqesh dhe “qershia mbi tortë”, karnavalet Braziliane
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Javët kulturore Ndërkombëtare, sjellin për herë të parë në Shqipëri Javën Kulturore Braziliane. Nga datat 21 deri më 29 Qershor nga Tirana në Vlorë do të organizohen shfaqje filmash, koncert harqesh, aktivitete letrare dhe muzikore. Por, “qershia mbi tortë” pa diskutim do të jenë karnavalet Braziliane, një traditë e njohur në mbarë botën.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Energjia dhe kultura unike e Brazilit nis me një natë poetike më 21 qershor, në Teatrin Metropol, në Tiranë. Interpretimi i poezive dhe prozave të autorëve të mëdhenj, Hilda Hilst, Fernando Pessoa, Miguel Torga dhe novela “The Psychiatrist” nga Machado de Assis, në shqip dhe portugalisht, shoqëruar nga piano, pa diskutim që do të jetë një përvojë e rrallë dhe speciale për të gjithë lexuesit.

Mbrëmja e 24 qershorit i është rezervuar koncertit të harqeve nga ansambli i njohur “Camerata Balcanica”, tek Qendra Kulturore e Katedrales Ortodokse në kryeqytet. Ky grup përbëhet nga 10 artistë të rinj dhe të talentuar të muzikës klasike nga Ballkani Perëndimor, të cilët do të sjellin në skenë një përvojë të jashtëzakonshme muzikore. Katër violinistë, dy violistë, dy violonçelistë dhe një kontrabasist do të interpretojnë një repertor që do të përfshijë vepra nga kompozitorë të njohur brazilianë, duke ofruar një përzierje harmonike të tingujve klasike dhe motiveve tradicionale braziliane.

Për të gjithë admiruesit e kinematografisë, në Kinema Millenium më 25 qershor do të transmetohet, filmi brazilian “Behind the Sun”. Prodhim i vitit 2001, realizuar me regji të Walter Salles dhe frymëzuar nga novela “Prilli i Thyer” i Ismail Kadaresë, trajton jetën e një familjeje të varfër në Brazilin rural, e cila përballet me konflikte të brendshme dhe sfida të shumta në përpjekje për të mbijetuar dhe për të ruajtur shpresën. Me një interpretim të shkëlqyer nga aktorët Rodrigo Santoro dhe José Dumont, filmi ka marrë vlerësime të shumta dhe është nominuar për disa çmime ndërkombëtare, duke përfshirë një nominim Golden Globe për filmin më të mirë të huaj.

Edhe datat 27 qershor dhe 28 qershor, i janë rezervuar dy filmave të tjerë interesant brazilian. “Bossa Nova”, një komedi romantike që tregon historinë e një grupi njerëzish në Rio de Janeiro, të cilët ndërlidhen përmes dashurisë dhe pasionit për muzikën pa dyshim që do sjellë një natë emocionuese tek Qendra e Artit Agimi më 27 qershor. Ndërsa me 28 qershor, do të shfaqet filmi brazilian “Two Sons of Francisco”, një dramë emocionuese dhe frymëzuese që rrëfen historinë e vërtetë të jetës së dymbëdhjetë vjeçarëve nga një fshat i varfër i Brazilit të cilët ndjekin ëndrrën e tyre për të bërë karrierë në botën e muzikës sertanejo.

Pa dyshim, ato që priten më me shumë entuziazëm janë karnavalet Braziliane që do të organizohen më 29 qershor, ora 19:30, në Lungomaren e Vlorës. Në një shfaqje të paparë, ky manifestim kulturor do të sjellë ritmin, ngrohtësinë dhe ngjyrat e Brazilit në zemrën e bregdetit. Karnavalet Braziliane do të sjellin për publikun një performancë e mrekullueshme, duke përfshirë perkusionistë të talentuar brazilianë, balerina dhe kërcimtarë profesionistë të disiplinës “Capoeira” që me lëvizjet e tyre do të na tërheqin në botën ritmike të karnavaleve.

Related

Tags: 21 qershorJava BrazilianeTeatri Metropol
Previous Post

“Mora fjalë”, himni i dytë për shqiptarët, Shkurte Fejza: Kam emocion kur e këndoj

Next Post

Italia synon kreun e Grupit B, ja 4 mënyra se si mund të ndalet Spanja

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.