• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Parkimi i QSUT vatër e re korrupsioni”/ Denoncimi i gazetares Skënderi: Qytetarët detyrohen të paguajnë edhe pse nuk marrin shërbim

06/24/2024
in Aktuale, Slider
“Parkimi i QSUT vatër e re korrupsioni”/ Denoncimi i gazetares Skënderi: Qytetarët detyrohen të paguajnë edhe pse nuk marrin shërbim
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Një denoncim në lidhje me parkimin te ambientet e Qendrës Spitalore Unversitare Nënë Tereza është bërë ditën e sotme. Gazetarja Arestina Skënderi thekson se administratorët e parkimit në këtë spital kanë ngritur një skemë vjedhjeje, duke zhvatur çdo ditë qytetarët.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas saj, edhe pse nuk gjejnë vende parkimi për makinat, qytetarët detyrohen të paguajnë pasi ndryshe administratorët e parkimit nuk i lejojnë që të dalin nga aty. Kjo situatë i ka ndodhur dhe gazetares në fjalë ditën e sotme, ku edhe pse nuk ka marrë shërbimin e caktuar, është detyruar që të paguaj tarifen prej 100 lekësh, pasi punonjësja te dalja e parkimit nuk hapte traun. Ndërkohë që në vend që qytetarët që nuk kishin marrë shërbimin e caktuar për shkak të vendeve të kufizuara, të lejoheshin të dilnin nga aty, sipas gazetares, përballeshin dhe me ofendimet e punonjëses së parkimit. 

Denoncimi i Plotë:

“PARKIMI I QSUT, VATËR E RE KORRUPSIONI”
Ja si vidhen çdo ditë familjarët e të sëmurëve…
Ne spitalin me te madh ne vend ”Nënë Tereza” administratorët e parkimit kanë ngritur një skemë vjedhje.
Sot kisha vizitë tek një nga spitalet, mora bileten e parkimit dhe u futa brenda. Përrreth 40 minuta i kam rënë te gjithe spitalit anë e mbanë, une dhe 30 automjete te tjera, asnjëri prej nesh nuk gjeti vend. I kam dhënë makinës me nje frikë të madhe, njerëz që kalonin rrugën te stresuar nga semundjet e hallet e tyre, makina te parkuara dyshe apo treshe. Në fund u dorezova se kerkuari dhe ju drejtova daljes.
Zonja: 100 lekë bën!!!!!!!!
Unë: Më fal, por për çfarë po paguaj?
Zonja: A u fute ne parkim do paguash, gjete apo nuk gjete punë e jotja, pse vini parkoni ketu…
Unë: Nuk paguaj për shërbimin që nuk kam marr
Nderkohe pas meje vargu i makinave nuk numerohej..
Te gjithe i binin boriave. 3 zoteri qe ankoheshim per te njejtin problem, por zonja ne fjalë, qe ishte pjese e korrupsionit, i ofendonte.
Bllokova rrugen dhe nuk leviza per disa minuta. Pranë meje u afrua nje djali i ri me lot ne sy dhe me tha
Djali: “Të lutem, e di qe ke te drejtë, por kam gjithe naten me spital, kam familjarë me semundje te rëndë.Unë kam kohë që vidhem nga këto.”
Pas kesaj fjalie nuk munda më..
Perveç korrupsionit, administaroret e parkimit krijon edhe konflikt civil mes qytetareve.
Ministre e Shëndetësisë Albana Koçiu qindra qytetarë vidhen çdo ditë nga parkimi brenda spitalit.
Veç halleve me sëmundjet, streset dhe të gjitha derdet që kanë mbi kokë i duhet edhe një vjedhje e pastër sapo futen ne këtë parkim.
Drejtoresha e QSUT Alma Cani, nuk mund të mbyllni sytë para këtij problemi e të kyçeni në zyrë.
Ky mund të jetë halli më i vogël i atyre qe kane semundje, por vjedhja qe i behet atyre çdo ditë është kriminale.

Related

Tags: Arestina SkenderidenonconparkingunQSUT
Previous Post

Matura shtetërore/ Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ja ku mund t’i shkoni

Next Post

Apeli i GJKKO ashpërson masën ndaj Safet Gjicit, e dënon me 3 vite burg! Një vit burgim për Alma Kaçin

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.