• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Duhen vepra dhe jo fjalë”- Bardhi i përgjigjet Ramës: Komisioni i Posaçëm ‘Të sfidojmë zbatimin e ligjit Antimafia’ nuk është rruga për të luftuar korrupsionin

06/26/2024
in Politikë, Slider
“Duhen vepra dhe jo fjalë”- Bardhi i përgjigjet Ramës: Komisioni i Posaçëm ‘Të sfidojmë zbatimin e ligjit Antimafia’ nuk është rruga për të luftuar korrupsionin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në lidhje me Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi thotë se korrupsioni nuk luftohet me fjalë, por me vepra.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Bardhi thotë se Komisioni i Posaçëm sfidon ligjin antimafia dhe nuk është as rruga dhe as mjeti për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar mirëqeverisje.

“E vetmja rrugë për mirëqeverisje dhe luftë reale ndaj korrupsionit është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që sigurojnë një qeverisje që jep llogari tek qytetarët dhe mbahet përgjegjëse për aktet që bën çdo 4 vjet”, shkruan Bardhi.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Pas 11 viteve keqqeverisje Edi Rama u thotë shqiptarëve që duhet ta besojnë se ka ndryshuar mendje dhe do punojë për mirëqeverisje.

Pas 11 vitesh që e ka shndërruar korrupsionin nga fenomen në sistem të mirëstrukturuar, Edi Rama bërtet me të madhe se duhet ta besojnë që të korruptuarit veprojnë pas shpinës së tij, edhe pse ai bëhet mburojë politike për ta derisa bien në rrjetën e drejtësisë.

Pas 11 vitesh që ka shkallmuar shtetin ligjor duke e shndërruar në shtet personal kryeministror, Edi Rama u thonë shqiptarëve se duhet ta besojnë që ka vullnet për të ndërtuar një shtet demokratik dhe europian.

E vërteta është që opozita në këto 11 vite ka qenë në betejë me qeverinë më të korruptuar në Ballkan. Për ne mirëqeverisja dhe lufta reale ndaj korrupsionit nuk është as propagandë dhe as diskutim veror. Lufta ndaj korrupsionit ka nevojë për vepra dhe jo për fjalë.

📍Kur ne luftonim korrupsionin në shëndetësi, Edi Rama na quante shpifës dhe merrte në mbrojtje Ilir Beqajn.

📍Kur ne luftonim korrupsionin tek inceneratorët, Edi Rama i quante heronj Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, duke u dërguar si mburojë të malit të korrupsionit edhe deputetët e grupit të tij parlamentar.

📍Kur ne luftonim korrupsionin në Policinë e Shtetit që po sillte kanibizimin masiv të Shqipërisë, Edi Rama shpalli ministër kampion Saimir Tahirin.

📍Kur ne kërkojmë hetim parlamentar për korrupsionin qeveritar, Edi Rama shkel Kushtetutën për të penguar rolin kontrollues të Kuvendit.

Komisioni i Posaçëm “Të sfidojmë zbatimin e ligjit Antimafia” nuk është as rruga dhe as mjeti për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar mirëqeverisje. E vetmja rrugë për mirëqeverisje dhe luftë reale ndaj korrupsionit është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që sigurojnë një qeverisje që jep llogari tek qytetarët dhe mbahet përgjegjëse për aktet që bën çdo 4 vjet.

Kjo mund dhe do të bëhet realitet vetëm përmes largimit të qeverisë më të korruptuar në Europë dhe Kryeministrit më të papërgjegjshëm në Europë.

Related

Tags: BardhiKomisioni i PosacemRama
Previous Post

E papritur te Anglia, Fil Foden braktis grumbullimin dhe kthehet në shtëpi

Next Post

Veliaj me socialistët e Ndroqit, Pezës dhe Vaqarrit: “Tirana është mbushur me turistë; PS e vetmja forcë që mund ta çojë vendin përpara”

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.