• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Kaloi përtej futbollit”/ Hysaj flet për komentet pas ndeshjes: U morën me flokët

06/28/2024
in Sport
“Kaloi përtej futbollit”/ Hysaj flet për komentet pas ndeshjes: U morën me flokët
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj ka komentuar për herë të parë reagimin e furishëm në publik në lidhje me kokën e ulur në gjuajtjen e Nikolo Barelas në minutën e 16, me topin që më pas shkoi në rrjetë në ndeshjen Shqipëri-Itali.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Kampionët”, Hysaj ka treguar me detaje emocionet dhe gjithçka që shkaktoi gjithë ai reagim i tifozerisë shqiptare kundrejt tij. Po ashtu, ai komentoi edhe reagimet në rrjet pas uljes së kokës, kur topi shkoi në rrjetë. Ai tha se e gjitha shkoi përtej futbollit, duke komentuar pamjen e tij, e flokët.

Deklarata e tij:

Për mua kampionati ishte vërtetë i çuditshëm dhe shumë i bukur. Më vjen keq që e mbyllëm pa një fitore sepse e meritonim. Jam i kënaqur, çunat ishin të kënaqur. Na ra një grup shumë i fortë. Të gjithë kishim besim se mund të kalonin, se mund të ndodhte një mrekulli.

Si më ndodhi me mua, mund të ndodhi me dikë tjetër. Unë jam i qetë me të vërtetë. Në karrierën time kam kaluar momente të këqija dhe shumë të bukura. Unë kam arritur ngadalë çdo shkallë, jam lodhur për të arritur ku kam arritur dhe nuk besoj se një episod që mund të ndodhë… Kaloi përtej futbollit. Kritikat të gjithë i kemi pranuar. Doli jashtë futbollit. U ekzagjerua pak si shumë.

Unë direkt kam kthyer kokën, kur pashë që topi po hynte në rrjetë, direkt kam menduar se do të thonë njerëzit se ky u shmang. Po provoja që të ikja. Isha pak si i ulur, është një instinkt. Është një sekondë, është instinkt sepse pashë topin në moment të fundit dhe ula kokën. Nuk mundet që një episod i tillë që ndodh shumë shpesh në futboll…

Kanë kaluar tepër futbollit, janë marrë me flokët e mia dhe me paraqitjen time. Unë kam djalin 8 vjeç. Sikur një fëmijë i im të ishte në rrjetet sociale, nuk do të ishte bukur. Unë nuk e kam problem. Unë vij për shtetin tim këtu. Më vjen keq që njerëzit mendojnë se vij në Kombëtare për të kaluar ditën. Reagova për shkak të familjes. Ata janë të parët që më kanë mbështetur, babai im, djali dhe gruaja. E shikoja që kur flisja në telefon me prindërit e mi dhe më pyesin si je ti.

Related

Previous Post

Krist Aliaj habit me deklaratën: Dua të bëj seks virtual

Next Post

BB:Shqiptarët shpenzojnë në 1vit deri në 750 milionë dollarë nga xhepi për shëndetin

Lajme të ngjashme

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

by redaktor2
07/18/2025
0

Jemi në kohë merkato dhe ekipet e Superiores janë në lëvizje për të përforcuar organikën e tyre. Rastet e lojtarëve...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

by redaktor2
07/09/2025
0

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur...

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

by redaktor2
07/05/2025
0

Ish-kapiteni i Partizanit, Ardit Beqiri, i bashkohet stafit teknik të Alfred Deliallisit te Korabi, ku do të mbajë rolin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Tensione gjatë komunikimit të akuzave? Ilir Meta në SPAK pasi u mor i pandehur, ja çfarë deklaron av…
  • Skema Kombëtare e Investimeve 2025, Denaj: Mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sektori…
  • Skema Kombëtare e Investimeve, Rama: Paketa përfshin kredi të buta dhe 50% grante! Ja afati deri kur…
  • Kryetari Albert Halilaj fton në Super Festën e Gjallicës: 7 Gusht, Spektakël Natyror në Zemër të Kuk…
  • Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik…
  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.