Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi.
Në mbledhjen e sotme janë thirrur për të dëshmuar auditues të KLSH, për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen.
Dëshmirarët e thirru janë:
- Brunilda Zenelaj
- Eduard Stafasani
- Melina Kabo
- Semiram Jakupi
- Klarenc Xhaferraj
- Bexhet Zeqiri
Sipas PD, këta dëshmitarë dëshmojnë për të dytën herë pasi mazhoranca bojkotoi mbledhjet e Komisionit Hetimor Parlamentar.
Nga auditimi i zbatimit të kontratave koncesionare, të check up ka rezultuar se edhe në vitin 2022, janë kryer pagesa për shërbim të pakryer për 20 mijë e 172 raste, me një kosto në shumën prej 37 mijë e 198 mijë lekë me TVSH.