• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Forumi për sfidat gjeopolitike/ Meta: Mbyllja e syve ndaj kapjes së shtetit dhe të drejtësisë nga autokratët në këmbim të gjoja “stabilitetit”, prodhon efekte të kundërta

07/01/2024
in Politikë
Forumi për sfidat gjeopolitike/ Meta: Mbyllja e syve ndaj kapjes së shtetit dhe të drejtësisë nga autokratët në këmbim të gjoja “stabilitetit”, prodhon efekte të kundërta
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i pranishëm në forumin Rajonal “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”, tha se në nivel global, vërehet se demokracitë tkurren ndërsa rritet numri i vendeve autokratike.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Duke u ndalur te Shqipëria, Meta foli për arrestimin e Fredi Belerit dhe mbajtën në arrest shtëpie të Sali Berishës, duke thënë se “mbyllja e syve ndaj kapjes së shtetit dhe të drejtësisë nga autokratët në këmbim të gjoja “stabilitetit”, prodhon efekte të kundërta”.

Sipas tij, “autokratët risollën në tryezën politike europiane përmes lobimeve të dyshimta propozimin për ndryshimin e kufijve, zhvendosën vëmendjen nga procesi i anëtarësimit në BE tek krijimi i “Ballkanit të Hapur”, ku influencat europiane dhe jo-europiane përzihen dhe përplasen me kosto të lartë për vetë rajonin, për Europën dhe për NATO-n”.

Fjala e Metës:

Të nderuar miq,

I nderuar Presidenti, Stipe Mesiç, mik i dashur i të gjithë shqiptarëve anembanë botës,

I nderuar Presidenti, Milo Gjukanoviç, lideri historik që arriti çdo gjë të paimagjinueshme 27 vite më parë duke realizuar Pavarësinë e Malit të Zi, anëtarësimin e tij në NATO dhe që e ka afruar kaq shumë me BE,

I nderuar Profesor Ahmet Davutoglu, një mbështetës i jashtëzakonshëm i Pavarësisë së Kosovës, por edhe i shumë njohjeve në të gjitha kontinentet,

I dashur President Fatmir Sejdiu apo ndryshe Presidenti i Pavarësisë,

Ju jam mirënjohës, që pranuat ftesën për t’u mbledhur sot këtu në Tiranë, për të diskutuar për një çështje tepër të rëndësishme që ka të bëjë me të ardhmen e rajonit tonë “Ballkani   dhe   sfidat   gjeopolitike   të   së sotmes   dhe   së   ardhmes”.

Ju, të nderuar miq, jeni ndër ata liderë që keni treguar se sfidat e mëdha të popujve tanë e të rajonit si një i tërë për paqe e zhvillim, për integrim dinjitoz mes vetes dhe në komunitetin europian dhe Trans-Atlantik kërkojnë jo vetëm vizion dhe kthjelltësi, por zgjidhjet përpara nesh kërkojnë edhe guxim e kurajë dhe bashkëpunim.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës u çeli sytë shumë politikanëve perëndimorë që deri atëherë ecnin somnambul, me iluzionin se rreziku i luftrave në Europë ishte përjashtuar përgjithmonë.

Ata që parashikuan se ambicia e Putinit do të ndalonte në Krime dhe iu kthyen “punëve të zakonshme”, u desh të njihnin realitetin politik dhe të rishikonin politikat europiane dhe euro-atlantike në përputhje me këtë realitet.

Kjo do të thotë së pari dhe mbi të gjitha ripërkufizim të rreziqeve.

NATO vendosi në strategjinë e saj të sigurisë Rusinë, si kërcënimin kryesor për paqen.

Rajoni ynë u përfshi në hartën e vatrave të rrezikut, duke parashikuar se vendet dhe aktorët proxi të Rusisë do të nxisnin destabilitet, duke insistuar në të njëjtën fabul të vjetër që synon ndryshimin e kufijve mes vendeve të Ballkanit.

Ndërkohë në nivel global, vërehet se demokracitë tkurren ndërsa rritet numri i vendeve autokratike.

Ka një ndërlidhje të qartë mes regjimeve hibride dhe kërcënimit që ato përbëjnë në mjedisin e sigurisë.

Për shembull, mjafton të shohësh raportet e OSBE/ODIHR për të identifikuar qartë se Shqipëria dhe Serbia kanë probleme madhore me zgjedhjet dhe me kufizimin ekstrem të hapësirave për opozitën dhe lirinë e shprehjes.

Në Shqipëri sot vazhdon të vuajë burgun politik për herë të parë një eurodeputet i sapozgjedhur, z.Fredi Beleri.

Vetëm pse ishte kandidat i opozitës në zgjedhjet e fundit në Bashkinë e Himarës, ai u rrëmbye nga policia dy netë para zgjedhjeve dhe përsëri fitoi.

U bë një vit që i është pamundësuar betimi në respekt të zgjedhësve që është një procedurë shumë e rëndomtë burokratike.

Kjo ndodh sepse ai kishte denoncuar zaptimin e pronave të komunitetit nga klientë pranë Kryeministrit për të ndërtuar resorte me qëllim pastrimin e parave.

Ndërkohë Elmar Brok një politikan shumë i njohur nga të gjithë ju dhe në BE vendosi që për ditëlindjen e tij të vizitonte shtëpinë e liderit historik të Partisë Demokratike, Profesor Sali Berishës, i cili në mënyrë antikushtetuese mbahet i izoluar politikisht për t’i pamundësuar përmbushjen e detyrimeve të tij si deputet dhe si lider.

Nuk është për t’u habitur se si mbyllja e syve ndaj kapjes së shtetit dhe të drejtësisë nga autokratët në këmbim të gjoja “stabilitetit”, prodhon efekte të kundërta.

Autokratët risollën në tryezën politike europiane përmes lobimeve të dyshimta propozimin për ndryshimin e kufijve, zhvendosën vëmendjen nga procesi i anëtarësimit në BE tek krijimi i “Ballkanit të Hapur”, ku influencat europiane dhe jo-europiane përzihen dhe përplasen me kosto të lartë për vetë rajonin, për Europën dhe për NATO-n.

Pasojat e kësaj politike sollën dështimin e përmbylljes së dialogut Kosovë-Serbi, tentativën për grusht shteti në Mal të Zi, kërcënimet për shpërbërje të Bosnje-Hercegovinës, deri në përplasjen e parë fizike me trupat e KFOR dhe sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës.

Nuk janë të paktë politikanët, analistët dhe gazetarët në SHBA dhe BE që patën paralajmëruar se në rajon po ndiqej një qasje e gabuar si nga BE ashtu edhe nga SHBA

Related

Tags: ForumiIlir MetaSfidat Gjeopolitike
Previous Post

“Gjelat” shpresojnë te Mbappe, publikohen formacionet e sfidës Francë-Belgjikë

Next Post

Nga atentatet te armiqësitë me Avdylajt e Ervis Martinaj/ Kush është Durim Bami, rivalët u bën bashkë për ta eleminuar…

Lajme të ngjashme

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

by redaktor2
06/06/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

by redaktor2
06/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka përcjellë sot në Kuvend një mesazh të rëndësishëm mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit...

Parlamenti i Shqipërisë miraton me 71 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën, opozita nuk merr pjesë

Parlamenti i Shqipërisë miraton me 71 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën, opozita nuk merr pjesë

by redaktor2
06/05/2025
0

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar me 71 vota dy nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës, ndryshimet në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.