• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Avullojnë” 400 mijë euro/ KESH blen 2.1 mln euro energji me çmim më të lartë se në bursë. Blerja në platformë të fshehtë

07/01/2024
in Politikë
“Avullojnë” 400 mijë euro/ KESH blen 2.1 mln euro energji me çmim më të lartë se në bursë. Blerja në platformë të fshehtë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

2.1 milionë euro i ikën buxhetit të shtetit për blerje energjie edhe pse nuk ka më asnjë krizë energjetike. Vetëm për datat nga 1 deri më 7 korrik, çmimi i tregtimit të energjisë në bursë ka qenë mestarisht 87 euro/kWh, ndërsa KESH ka hapur ofertat për blerjen e energjisë elektrike me çmim prej 108 euro për kilovat orë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ky çmim nuk është i justifikueshëm në një kohë kur vetëm pak ditë më parë vendi pati reshje të dendura shiu, ndërsa Shqipëria prej vitesh tanimë e ka të mundur mbulimin e mbarë territorit në masën 97% me energji të prodhuar në vend.

Kujtojmë se Shqipëria investoi në ndërtimin e bursës Shqiptare ALPEX  2.2 mln euro e cila ende nuk përdoret. Gjithnjë është marrë si referencë bursa hungareze HUPX por tanimë tenderat po zhvillohen jashtë bursës duke përdorur një platformë të fshehtë. KESH po përdor një sistem të brendshëm, “treding” i cili nuk i lejon askujt akses duke e thelluar edhe më tej mungesën e llogaridhënies për paratë publike.

Bursa Hupx

Kësisoj, blerjet me çmime të tilla i rrisin edhe më tej gropat e shkaktuara në buxhetin e shtetit përmes borxheve nga KESH. Më konkretisht, me çmimin që ka blerë KESH në energjinë në platforma të panjohura, me çmim 108 euro për kilovat orë, janë shpenzuar 2,111,135.04 euro. Ndërsa po të blihej me çmimin e referencës së HUPX prej 87 euro/kWh që ishte çmimi mesatar i datës 28 qershor kur u realizua ky furnizim me energji elektrike do të shpenzoheshin 1,712,995.2 euro. Pra, plot 400 mijë euro diferencë, të cilat ikin në drejtim të paditur. Duhet të sjellim në vëmendje se nëse shkëmbimi i energjisë elektrike do të realizohej në bursën shqiptare ALPEX, vlera totale e paguar do të duhej të ishte shumë herë më e ulët se kaq

Tenderi I Kesh

Për më tepër, tanimë KESH nuk bën të ditur as kompanitë fituese që kanë furnizuar vendin me energji elektrike, duke “minuar” llogaridhënien publike. Auditet e KLSH të publikuara për vitet e mëparshme për OSHEE dhe KESH kanë zbardhur shifra miliona euro lidhur me humbjet jo teknike të cilat janë vjedhjet.

Kujtojmë se pak muaj më parë, News24 dëshmoi me prova dhe fakte se si trekëndëshi KESH-OSHEE-OST kanë keqpërdorur paratë publike. Ish-drejtori i KESH, Ergys Verdho pasi vjedh energjinë elektrike në banesën e tij, jo vetëm që nuk është ndëshkuar, por është rritur në detyrë duke u transferuar tashmë në krye të Hekurudhës shqiptare.

Në vendin e tij u emërua anëtari i Forumit Rinor të PS, Erlind Sulo, një 30-vjeçar pa eksperiencë në administrimin e parave publike. I besuari i ri i ministres së Energjetikës, Belinda Balluku e cila kryeson një nga dikasteret që kontrollon pjesën më të madhe të buxhetit të shtetit, duket se po i zbaton “detyrat” me përpikmëri.

Ndërkohë, vetë KESH “gllabëron” nga buxheti i shtetit në formë financimi 16% të GDP, si asnjë sektor tjetër në vend.(BalkanWeb)

Related

Tags: Belinda BallukuBlerjeKESH
Previous Post

Heidi dhe Romeo vijojnë pushimet, ja destinacioni që janë ndalur

Next Post

Horoskopi për ditën e sotme, 2 korrik 2024

Lajme të ngjashme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

by redaktor2
06/25/2025
0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku foli për arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik,...

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

by redaktor2
06/25/2025
0

Kroçera “National Geographic Orion” është ankoruar sot për herë të parë në Portin e Durrësit. Përmes një postimi në rrjetin...

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për qarkun Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për qarkun Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

by redaktor2
06/25/2025
0

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për qarkun Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër Kukës PD- 2 mandate...

Vijon puna për parkingun nëntokësor te “Avni Rustemi“, Veliaj: 210 vende të reja në zemër të Tiranës

Vijon puna për parkingun nëntokësor te “Avni Rustemi“, Veliaj: 210 vende të reja në zemër të Tiranës

by redaktor2
06/25/2025
0

Vijon me ritme të larta puna për ndërtimin e parkingut nëntokësor me dy kate dhe kapacitet prej 210 vendesh parkimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Leao i shkruajti modeles shqiptare, ajo zbulon bisedën me sulmuesin e Milanit: Nuk mendoj se…
  • Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja…
  • U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë
  • SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike …
  • Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë pr…
  • Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë, e pëson …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.