Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shkuar në selinë e PD mëngjesin e sotëm, ku është takuar me kryedemokratin Sali Berisha. Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta, teksa në dalje, kreu i PL nuk është prononcuar, por ka falënderuar mediat.
Takimi vjen pak ditë para protestës së paralajmëruar të 6 dhjetorit, ndërkohë që në fokus të diskutimeve pritet të jenë dhe primaret, aksioni opozitar dhe zgjedhjet e 14 majit. Më 6 dhjetor në Shqipëri do të zhvillohet Samiti i Liderëve të BE-së me Ballkanit Perëndimor.