• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kampe verore për fëmijët, Veliaj: “Qyteti bëhet më i mirë kur bashkëpunojmë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin”

07/10/2024
in Slider, Sociale
Kampe verore për fëmijët, Veliaj: “Qyteti bëhet më i mirë kur bashkëpunojmë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Çdo sezon veror, Bashkia e Tiranës hap kampe verore për fëmijët e familjeve në nevojë ose nga komuniteti rom dhe egjiptian. Edhe këtë vit, të vegjlit po argëtohen në njërin prej kampeve të ngritura në Parkun e Liqenit Artificial. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, iu bashkua aktiviteteve dhe lojrave të grupit të fëmijëve pjesëmarrës, me të cilët ndau edhe disa momente gazmore.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Një pjesë e qytetit ka shkuar me pushime, por ka shumë prindër që janë ende në punë ose ka familje që nuk i kanë të gjitha mundësitë për t’i filluar pushimet që në korrik, prandaj në zemër të Tiranës, te parku më i bukur që kemi, ku temperatura është më e ulët, po organizojmë, si çdo vit, kampin veror për fëmijë. Më kanë bërë shumë përshtypje super talentet që pashë këtu. Jam i sigurt se do të bëheni të gjithë të famshëm, sa në balet, sa në sport, sa me leximet dhe gjërat e mençura që po mësojnë. Por, mbi të gjitha, këtu i mësojmë fëmijët të rrinë me njëri-tjetrin, të krijojnë shoqëri të reja”, tha Veliaj.

Programi dhe aktivitetet në Kampin Veror janë të ndërthurura dhe të organizuara në mënyrë të atillë, për t’i ndihmuar fëmijët të forcojnë aftësitë e tyre shoqërore dhe krijuese. “Këtu janë fëmijë të moshave të ndryshme, nga klasa dhe shkolla të ndryshme, ndaj këtu krijohen ca lidhje që ndoshta do t’i kenë për gjithë jetën. Qyteti bëhet më i mirë kur bashkëpunojmë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin. Unë jam shumë krenar për ju, por dua t’ju them se, siç keni dalë mirë në kamp, kur të fillojë shkolla duhet të dilni përsëri mirë me mësime. Pastaj, duke dalë mirë me mësime, do të vijmë përsëri në kamp. Kështu vazhdon cikli i jetës, derisa ju të bëheni ata që do e merrni qytetin në dorë dhe do e çoni akoma më lart me punët e bukura që do të bëni”, tha Veliaj.

Ai ftoi prindërit që të regjistrojnë fëmijët në kampevet verore. “I ftoj të gjithë prindërit që ndoshta janë ende në punë, që mbase nuk i kanë mundësitë, që t’i regjistrojnë fëmijët në kampet verore. Ne do të jemi këtu deri në fund të korrikut, edhe me qendrat sociale, edhe me qendrën TEN, edhe me agjencinë tonë të parqeve. Ky është stacioni ynë kryesor, por kemi edhe një stacion tjetër te Shkolla e Biçikletave”, shtoi Veliaj.

Kampi Veror ka për qëllim t’ju ofrojë fëmijëve një larmi me aktivitete argëtuese dhe edukuese, përmes së cilave fëmijët zhvillojnë aftësitë e tyre, të krijojnë punime shumëngjyrëshe dhe lojëra, të mësojnë diçka të re dhe të formojnë shoqëri të reja me moshatarët e tyre.

Related

Tags: kampe verore per femijeVeliaj
Previous Post

Tabaku në mbledhjen e KKIE: Procesi Berlinit është është një proces integral i rrugës drejt Integrimit Europian

Next Post

I kritikuar për paraqitjen ndaj Francës, Cucurella:  Rëndësi ka që jemi në finale!

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.