Mauro Ikardi ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij, teksa ditë më parë është transferuar te klubi historik i Turqisë, Gallatasaraji.
Sulmuesi argjentinas ka kaluar te gjigantët turq në formën e huazimit me të drejtën e blerjes në fundin e sezonit.
Së fundmi, 29-vjeçari ka postuar një foto në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” me bashkëshorten, që njëkohësisht është dhe agjentja e tij sportive, Uanda Narën duke i shprehur të dashurinë e tij:
“Faleminderit Uanda Nara, të dua!”, ishte shkrimi i ish-sulmuesit të Interit për modelen argjentinase.
Çifti Ikardi ka qenë shumë i përfolur në rrjet për shkak të krisjes mes tyre për një tradhti të mundshme të sulmuesit ndaj Uandës.