WhatsApp po punon për të sjellë një përditësim të ri që lidhet me transkriptin e mesazheve zanore për të gjithë përdoruesit e Android. Funksioni ka qenë në zhvillim për disa kohë, por duket se tani është gati për t’u lancuar në disa gjuhë.
Kur risia të publikohet, WhatsApp do të nxjerrë një “dritare” për t’i treguar dëgjuesit se ka të disponueshëm edhe “përkthimin” e mesazhit zanor. Për të përdorur veçoritë, përdoruesit do të duhet të shkarkojnë së pari një paketë gjuhësore që deri tani ka të përfshirë: anglisht, spanjisht, portugalisht, rusisht dhe hindisht.
Në fakt, këto transkripte zanore krijohen direkt në pajisjen tuaj, kështu që askush tjetër nuk mund të dëgjojë mesazhet tuaja zanore ose të lexojë transkriptet. Aplikacioni popullor i mesazheve nuk ka ndarë ende asnjë detaj të prezantimit, por pritet që funksioni të prezantohet javëve të ardhshme.