• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

34 mijë të divorcuar/ 47-vjeçarja: U ndava prej dhunës, kam punuar 3 punë për të rritur djalin! Ish-bashkëshorti s’paguan detyrimet

07/15/2024
in Sociale
34 mijë të divorcuar/ 47-vjeçarja: U ndava prej dhunës, kam punuar 3 punë për të rritur djalin! Ish-bashkëshorti s’paguan detyrimet
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Mimoza, është vetëm një nga vajzat dhe gratë e shumta që kanë rënë pre e dhunës në familje.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

47-vjeçarja pas 11 vitesh martesë vendosi t’i drejtohet dyerve të gjykatës për tu divorcuar, për shkak të dhunës së vazhdueshme psikologjike dhe fizike nga ish-bashkëshorti i saj.

“Vendosa të divorcohem pas 11 vitesh martesë. Shkaku ishte dhuna fizike e psikologjike në mënyrë të vazhdueshme.”

Krisjet e para mes çiftit nisën që në 5 vjetorin e parë të martesës tregon Mimoza, kohë në të cilën ish-bashkëshorti i saj filloi alkoolin dhe bixhozin.

“Mospërgjegjshmëria për t’iu përgjigjur familjes, nuk sillte të ardhurat në shtëpi, krijonte debate nga hiçi. Lekët i çonte nëpër lokale, nëpër lloto, ku tjetër.”

Aktualisht Mimoza punon në kryeqytet dhe të ardhurat e saj mujore janë vetëm 35 mijë lekë, me këto të ardhura duhet të mbaj veten edhe djalin, pasi që pas divorcit ish-bashkëshorti nuk ka paguar as detyrimin ushqimor. Më herët ajo tregon se e detyruar ka bërë deri në tre punë për të rritur djalin.

“150 mijë lekë të vjetra, që këto vite nuk i ka paguar, edhe tani që çështja ka kaluar në zyrat e përmbarimit është ndërprerë ka shumë për të paguar. Kam punuar me 2-3 punë, që fëmijës tim mos ti mungonte asgjë. Kam pasur të afërmit e mi pranë, dhe ia kam dal”

Si rasti i Mimozës janë mijëra të tjera në Shqipëri.

Mbi 34 mijë persona në Shqipëri janë të divorcuar dhe sipas të dhënave të publikuara nga Censi, grupmosha 40-50 vjeç përbën numrin më të lartë të çifteve që i kanë dhënë fund martesës.

Sipas ekspertëve krahas faktorëve ekonomik, numri i divorceve në rritje në vend ka ardhur edhe si pasojë e martesave të hershme shpeshherë të nxituara nga të rinjtë.

“Në moshën 40-50 vjeçare sigurisht ka ca faktorë të tjera. Një divorc mund të ketë një arsye që ka një lloj adoleshence të vonuar të kësaj moshe. Dmth, fillojnë e mendojnë për partnerë/e tjetër si rezultat i njohjeve në ambientet e përbashkëta të punës, njohjeve rastësore sidomos gjatë pushimeve verore, ndodh shumë kjo gjë dhe është edhe më e pranishme. Në këtë moshë ka një pjesë të madhe të burrave që janë parazit, pa punë. Të dhënë pas veseve të drogës, alkoolit, jetës së shthurur, mungesës së përgjegjësisë prindërore, të cilat bëhen të padurueshme për femrat”, shprehet sociologu Gëzim Tushe.

“Shkaqet e grindjeve të vazhdueshme, ekonomike, dhuna në familje, janë të detyruar ti drejtohen avokatit për zgjidhjen e martesës. Nuk është konflikt i momentit, por një martesë që mund të ketë vite të tëra që ka pasur krisje”, thotë avokati Alban Duro.

Gjithmonë në një divorc, fëmijët janë ata që vuajnë më shumë pasojat.

“Është për ardhur keq që shumica e çifteve të divorcuar, shumë prej tyre, kryesisht bashkëshortët nuk duan që të përgjigjen për fëmijët e tyre duke paguar detyrimin ushqimorë, dhe kjo për shkak se nuk e presin mirë martesën me ish-bashkëshorten edhe ato që e pësojnë janë fëmijët e tyre. Rreth 80% e prindërve nuk paguajnë në kohë detyrimin ushqimor, mundohen të paraqesin në gjykatë fakte për të ulur orët e punës për të ardhurat që ata kanë, etj”, u shpreh Duro.

“Nga divorci nuk ndahet vetëm një çift, por mbeten fëmijët rrugëve dhe gratë me të ardhura të pamjaftueshme, bien në varfëri. Ne si shoqëri nuk i bëjmë divorcet miqësore, por konfliktuale. Nuk bëhet fjalë për ribashkim martesor, por as për të mbajtur përgjegjësit prindërore”, vijon Tushe.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria vijon të ketë numrin më të lartë të divorceve në rajon, dhe sipas sociologëve përveç probleme të thella sociale përkthehet edhe si një shoqëri në emancipim e sipër, ku çiftet i gjejnë rrugëzgjidhjen e duhur një martese e cila nuk funksionon.

Related

Previous Post

Bellingam i dëshpëruar pas humbjes në finale: Të humbasësh kështu është mizore

Next Post

Rrëfimi i rrallë i Rike Roçit, flet për dashurinë më të madhe: Duhemi shumë, e respektojmë njëri-tjetrin

Lajme të ngjashme

Fondi për Komunitetin, Veliaj: Mund të vendosësh ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga bashkia

Fondi për Komunitetin, Veliaj: Mund të vendosësh ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga bashkia

by redaktor2
06/05/2025
0

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që të aplikojnë në Fondin e...

”Kosova”, modeli i shkollës së rilindur”, Veliaj: Mbi 50 shkolla të reja në një dekadë në Tiranë

”Kosova”, modeli i shkollës së rilindur”, Veliaj: Mbi 50 shkolla të reja në një dekadë në Tiranë

by redaktor2
06/04/2025
0

Kryebashkiaku i Tiranës ka risjellë në vëmendje historinë e shkollës “Kosova”, një histori që simbolizon më shumë sesa një ndërtesë.Përmes...

IEVP Peqin sensibilizon për rëndësinë e mbështetjes emocionale për të burgosurit

IEVP Peqin sensibilizon për rëndësinë e mbështetjes emocionale për të burgosurit

by redaktor2
06/03/2025
0

Institucioni thekson rolin e rehabilitimit dhe kujdesit mendor për të dënuarit Peqin, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në...

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

by redaktor2
06/03/2025
0

MSHMS edhe këtë vit ka marrë masa për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.