• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Zgjedhjet lokale/ Alibeaj: Kandidatët janë gati, shpallja e tyre bashki më bashki nis nga java tjetër

11/23/2022
in Politikë, Slider
Zgjedhjet lokale/ Alibeaj: Kandidatët janë gati, shpallja e tyre bashki më bashki nis nga java tjetër
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se javën e ardhshme do të bëhen publikë emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 2023-shit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Partia Demokratike nuk mund t’ia lejojë vetes të mos futet në zgjedhje. Unë përgjigjem vetëm për këtë pjesë. PD-ja do të marrë pjesë në zgjedhje në të 61 bashkitë, me këshillin bashkiak dhe me kandidatët. PD-ja do të dalë me një kandidat. Nëse i referoheni 6 marsit, PD-ja ka pasur një kandidat, ndërsa kandidati tjetër ka qenë i Shtëpisë së Lirisë, që ishte koalicioni mes LSI-së dhe Partisë Demokristiane. Në vitin 2020, PD u përfshi në një proces të gjerë të identifikimit të kandidaturave. Kandidatët janë gati dhe do të nisë shpallja e tyre bashki më bashki që nga java tjetër. Këta kandidatë janë zgjedhur nga anëtarësia e Partisë Demokratike, që është përfshirë në një proces në detaj të propozimeve dhe në një proces votimi, ku ka pasur dy komisione që bënë filtrimin dhe që shikonin çështjen e etikës.”, tha ai.

Në një interviste për emisionin Debat në A2 CNN, Alibeaj sqaroi fillimisht çështjen gjyqësore që ka lajmëruar Apeli për shqyrtim në 6 dhjetor duke qartësuar se kjo është një çështje që nuk ka lidhje me fatin e PD, por për një çështje krejt tjetër.

“Nuk është kjo çështje ajo e cila vendos për logon apo vulën, pra nuk ka asnjë lidhje me ankimin që unë kam bërë në lidhje me vendimin e gjykatës së shkallës së parë të Agron Zhukrit. Kjo çështje ende nuk ka dalë si datë në Gjykatën e Apelit, kam bërë kërkesë që të shqyrtohet. Çështja në fjalë është një çështje teknike që ska lidhje me ankimin që kam bërë”, pohoi demokrati.

Duke u ndalur te marrëdhënia me aleatët, Alibeaj sqaroi se: “Për të qenë fitues kandidati i PD-së, aleanca që duhet bërë është me njerëzit dhe me vlerat. Ne nuk detyrojmë askënd dhe as nuk lusim njeri që t’i qëndrojë vlerave tona. Unë kam pasur kontakte me të gjithë kryetarët e partive aleate dhe nga këto diskutime me zotin Mediu, me zotin Duka dhe me PDIU, kërkesa e tyre është: na duhet një kandidat fitues dhe për të nxjerrë këtë është sondazhi. Duke qenë se këta kolegë aleatë është i arsyeshëm, edhe ne kemi adoptuar të njëjtin qëndrim.”.

Po ashtu Alibeaj bëri deklarata dhe për Bashën dhe Berishën.

“Zoti Basha është anëtar i grupit parlamentar të PD-së dhe unë kam komunikim me të gjithë anëtarët. Basha ka dhënë dorëheqjen, me një arsye politike fisnike besoj unë. Ai tha se po largohet për të hequr problemin në parti. Për të njëjtën arsye duhet të largohej edhe zoti Berisha, por nuk është larguar. Nuk ka ndodhur asgjë që të mund të ndryshonte qëndrimin tonë apo të zotit Basha. Nëse i kthehemi memories, shkaku i pretenduar nga Berisha në atë kohë ishte dualizmi. Basha u dorëhoq që të dorëhiqej edhe zoti Berisha.”, shtoi ai.

Related

Tags: Alibeaj kandidatet gati
Previous Post

Kur e ka në plan të bëhet nënë? Ua thotë vetë Fifi

Next Post

Protesta e 6 Dhjetorit, Mediu tregon arsyen pse nuk do jetë në shesh: Kam konfirmuar pjesëmarrjen në disa takime në SHBA

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.