• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Analiza e VOA-s: Atentati ndaj Trump ngre pikëpyetje për masat e sigurisë

07/16/2024
in Rajoni & Bota
Analiza e VOA-s: Atentati ndaj Trump ngre pikëpyetje për masat e sigurisë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Pasditen e së shtunës, ish-presidentit Donald Trump, iu bë një atentat nga një 20-vjeçar, ku prej sulmit mbeti i plagosur Trump dhe humbi jetën vetë atentatori.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Mirëpo atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump ngriti shumë pikëpyetje mbi agjencinë përgjegjëse për sigurinë e kandidatit për president, atë të Shërbimit Sekret.

Autoritetet po hetojnë se si një person i armatosur arriti të afrohej mjaftueshëm për të qëlluar dhe plagosur ish-presidentin Trump, një dështim i rëndë në një prej detyrave kryesore të agjencisë.

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara tha sot se do të bashkëpunojë plotësisht në hetimet e shpallura nga presidenti amerikan Joe Biden dhe anëtarët e Kongresit, pasi agjentët e saj nuk arritën të prandalojnë atentanin ndaj ish-presidentit Donald Trump, gjatë një tubimi elektoral të shtunën në Pensilvani. Byroja Federale e Hetimeve, FBI thotë se po e heton incidentin e së shtunës si përpjekje për vrasje. Presidenti Biden njoftoi se ka urdhëruar një hetim të pavarur, ndërsa ligjvënësit republikan u zotuan për hetime të shpejta.

Sulmi ndaj ish-presidentit Trump ngriti shumë pikëpyetje mbi sigurinë e kandidatit republikan për president në tubimet e fushatës elektorale dhe shkaqet e dështimit të masave të sigurisë në tubimin e së shtunës në Pensilvani.
“Ai ka në dispozicion një njësi të vogël shumë të fortë të mbrojtjes, që është me të gjatë gjithë kohës. Por jo domosdoshmërisht ai merr të gjitha burimet që janë në dispozicion. Mendoj se ka disa aspekte të këtij incidenti që duhet të hetohen”, thotë Boby McDonald, ekspert i sigurisë.

Si një ish-president dhe kandidat republikan për president, zoti Trump mbrohet kryesisht nga Shërbimi Sekret. Policia lokale dhe herë pas here edhe agjentë të agjencive të tjera brenda Departamentit të Sigurisë Kombëtare ndihmojnë Shërbimin Sekret në çdo ndalesë të fushatës së zotit Trump.

Ekspertët thonë se kjo nuk është një detyrë e lehtë, sepse shumë tubime kanë me mijëra pjesëmarrës, zhvillohen në mjedise të hapura dhe zgjasin me orë të tëra. Zyrtarët e zbatimit të ligjit zakonisht vendosin pengesa dhe u kërkojnë të gjithë të pranishmëve të kalojnë përmes një detektori metalik.

20 vjeçari që tentoi të vriste ish-presidentin, Thomas Matthew Crooks, u kishte rënë në sy disa pjesëmarrëvesve në tubim, të cilët njoftuan forcat e rendit për veprime të çuditshme të tij. Më pas, oficerët nisën një kërkim të gjerë por nuk arritën ta gjejnë atë, para se ai të hipte mbi godinën prej nga edhe qëlloi disa herë në drejtim të ish-presidentit.
Një ekspert i zbatimit të ligjit thotë se megjithë kufizimet, autori i dyshuar duket se ishte afër vrasjes së ish-presidentit.

“Forcat e zbatimit të ligjit, nën drejtimin e Shërbimit Sekret duhet të ishin pozicionuar në ato çati. Të caktoheshin një, dy deri në tre oficerë që të monitoronin pozicionet e asaj çatie. Por kjo me sa duket nuk u bë. Po sikur të ishte dikush që ishte vërtet i stërvitur për të vrarë dikë” – pyet eksperti Andrew J. Scott.
Thirrjet për një hetim transparent ishin dypartiake.

Ligjvënësi Republikan nga Tenesi, Mark Green, i cili kryeson Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Sigurinë Kombëtare, i dërgoi një letër Sekretarit të Sigurisë Kombëtare, me kërkesën për më shumë informacione për mbrojtjen e ofruar nga Shërbimi Sekret për ish-presidentin.
“Serioziteti i këtij dështimi të sigurisë dhe ky moment i frikshëm në historinë e kombit tonë nuk mund të nënvlerësohet”, shkroi ai.
Ligjvënësi demokrat nga Nju Jorku, Ritchie Torres bëri thirrje po ashtu për hetimin e dështimit të masave të sigurisë në tubim.
“Qeveria federale duhet që vazhdimisht të mësojë nga dështimet e sigurisë, në mënyrë që të shmangë përsëritjen e tyre, sidomos dështimeve që kanë pasoja për kombin”, tha zoti Torres.

Ndërkohë, drejtoresha e Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle tha se agjencia po shton masat e sigurisë për kandidatin republikan për president në Kuvendin Kombëtar të Partisë Republikane që fillon sot në Miluoki.

Related

Previous Post

Pas atentatit, Donald Trump bën daljen e parë

Next Post

Intervista e parë e Trump pas atentatit: Duhej të isha i vdekur, shpëtova mrekullisht

Lajme të ngjashme

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

by redaktor2
06/24/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me...

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

by redaktor2
06/19/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar se ka firmosur sot urdhrin ekzekutiv Sapo kam që zgjat afatin për mbylljen...

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

by redaktor2
06/04/2025
0

Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar fshehurazi përdoruesit e Android në...

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

by redaktor2
05/08/2025
0

Pas vetëm dy ditësh votimesh në konklavën e mbledhur në Kapelën Sistine, Kisha Katolike ka zyrtarisht Papën e ri. Tymi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Luiza Gega dhe partneri saj plane për fëmijë, të rejat nga çifti i njohur!
  • Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën
  • Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane
  • Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes aku…
  • “Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës
  • Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.