Australia po përballet me një valë ndërprerjeje të shërbimeve, për shkak të një problemi teknik në shkallë të gjerë.
Kjo ka ndërprerë shërbimet në banka, supermarkete, media, telekomunikacion dhe linjat ajrore.
kordinatori Kombëtar i Sigurisë Kibernetike i Australisë tha se ishte në dijeni të një “ndërprerjeje teknike në shkallë të gjerë që prek një numër kompanish dhe shërbimesh në të gjithë Australinë “.
“Informacioni ynë aktual është se kjo ndërprerje lidhet me një problem teknik me një platformë softuerike të palëve të treta të përdorura nga kompanitë e prekura. Nuk ka asnjë informacion që sugjeron se është një incident i sigurisë kibernetike”, tha agjencia në një deklaratë.