Kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale vijëzimet e reja në Unazën e Madhe, në segmentin “TEG-Pallati me Shigjeta”. Këto përmirësime të infrastrukturës do të sjellin më shumë siguri dhe efikasitet për të gjithë qytetarët e Tiranës.
“Kanë përfunduar me sukses vijëzimet e reja në Unazën e Madhe, segmenti ‘TEG-Pallati me Shigjeta’. Këto përmirësime sjellin më shumë siguri dhe efikasitet për të gjithë qytetarët,” – ka shkruar Veliaj, duke theksuar rëndësinë e investimeve në infrastrukturën e qytetit për përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve.
“S’ka çfarë më duhet më jeta”- Gjyshi i Martin Canit flet nga protesta: Duam vetëm drejtësi
Gjyshi Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari i tij më 18 nëntor pranë shkollës Fan Noli, ka folur...