• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu në Kosovë me mësuesit e diasporës: Mbështetje për fuqizimin e rrjetit të mësuesve të gjuhës shqipe

07/19/2024
in Slider, Sociale
Manastirliu në Kosovë me mësuesit e diasporës: Mbështetje për fuqizimin e rrjetit të mësuesve të gjuhës shqipe
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

“Mësues për Greqinë”, program model për rritjen e standardit dhe cilësisë së mësimdhënies të gjuhës shqipe

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në Seminarin e XVII me mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë, i cili këtë vit po mbahet në Prishtinë, i organizuar nga Ministritë e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Republikës së Kosovës, Arbërie Nagavci, ku tema e diskutimit ishte “Metodologji të mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë”.
Në takimin me mësuesit e diasporës, Ministrja Ogerta Manastirliu, tha se qëllimi madhor i të gjithëve bashkë është ruajtja dhe fuqizimi i gjuhës shqipe në transmetimin e vlerave më të mëdha të identitetit që ka kombi ynë.
Ministrja Manastirliu u ndal në punën që është bërë për përmbushjen e këtij misioni historik nga dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës, kur tha se: “Tekstet lehtësuese të “Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare” për të cilat është punuar si për Nivelin I dhe për Nivelin II, të cilin ne e miratuam, tashmë vijojmë dhe është në finalizim e sipër brenda këtij viti edhe botimi i Nivelit III”.
Në fjalën e saj, Ministrja Manastirliu foli edhe për programin e ri “Mësues për Greqinë”, duke e konsideruar atë si një program model.
“Kemi lançuar një program të cilin e konsiderojmë model që është programi “Mësues për Greqinë”, për të mbështetur mësuesit për fuqizimin e klasave ku ata ushtrojnë profesionin e tyre por edhe për të ngritur në një standard të ri cilësinë e mësimdhënies sa i përket gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare”, tha Manastirliu.
Qeveria shqiptare ka miratuar një strategji për mbështetjen e mësimdhënies në diasporë që synon institucionalizimin e mësimit të gjuhës shqipe, përfshirë dhe Regjistrin e Mësuesve të Diasporës.
“Jemi duke punuar me Regjistrin Shtetëror të Mësuesve të Diasporës, ku falë dhe gjithë punës të Agjencive tona Parauniversitare kemi mundësi të freskojmë këtë regjistër, të marrim të gjithë të dhënat e mësuesve tanë dhe nga ana tjetër t’i kualifikojmë ata duke u njohur kështu edhe gjithë potencialin për mësimin e gjuhës shqipe”, tha Manastirliu.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit foli edhe për përgatitjen e mësuesve të ardhshëm të cilët do të mësojnë gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare në diasporë, për të cilën tha se duhet një strategji dhe një plan i përbashkët, që të trashëgohet dhe të mësohet gjuha shqipe brez pas brezi.
Në këtë seminar marrin pjesë rreth 150 pjesëmarrës, duke përfshirë mësues, specialistë, kërkues shkencorë, akademikë dhe studiues nga Austria, Belgjika, Britania e Madhe, Finlanda, Gjermania, Greqia, Italia, Kroacia, Suedia, Norvegjia, Turqia, Zvicra, Danimarka dhe vende të tjera.
Zhvillimi i këtij seminari ka një vlerë të madhe në ndërtimin dhe zgjerimin e rrjetit të mësimdhënësve të diasporës. Qëllimi i këtij seminari është aftësimi dhe kualifikimi i mësuesve të mësimit të gjuhës shqipe në diasporë, për të rritur cilësinë e mësimdhënies dhe nxënies, duke shkëmbyer përvojat me njëri-tjetrin.
Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë ka shpallur Vitin e Gjuhës Shqipe dhe ka organizuar një sërë aktivitetesh dhe nismash, si Konkursi i Gjuhës Shqipe në rang vendi dhe përgatitjet për olimpiadën e gjuhës shqipe që do të organizohet së bashku me Kosovën.

Related

Tags: Manasterliumesuesit e diasporestakim
Previous Post

Akuzohen si pjesë e një grupi kriminal të drogës, GJKKO merr vendimin për 12 të arrestuarit!

Next Post

Gjykata e Posaçme jep vendimin per te pandehurit Agron Qafa dhe Florenc Çekrezi

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.