• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Persona me rekorde kriminale nuk u kapën nga TIMS”/ Salianji lexon dëshminë e Ervin Muçës: 5 numra pasaporte kaluan kufirin pa kontroll 

07/19/2024
in Politikë
“Persona me rekorde kriminale nuk u kapën nga TIMS”/ Salianji lexon dëshminë e Ervin Muçës: 5 numra pasaporte kaluan kufirin pa kontroll 
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i komisionit hetimor parlamentar për TIMS, Ervin Salianji lexoi sot dëshminë e zbardhur të Ervin Muçës, ish-shefi i IT në Policinë e Shtetit, lidhur me hakërimin e sistemit të kontrollit të hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Duke cituar pjesë nga dëshmia, Salianji tha se Muça akuzon drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit për neglizhencë ndaj raportimeve se në TIMS kishte ndërhyrje dhe ishte cenuar sistemi. Sipas deputeti demokrat, ndërhyrjet në TIMS janë bërë me qëllim fshirjen e të dhënave dhe mosregjistrimin e personave me rekorde kriminale gjatë kalimit të kufirit.

Sipas tij, janë 5 numra pasaporte të denoncuar nga ish-drejtori i IT të cilët kanë kaluar pa u regjistruar.

Ervin Salianji: Ju doni të digjni afatet e punimeve dhe hetimin. Nuk doni hetim deri në fund që të mos prodhojmë raport që të shkojmë në SPAK. Po i themi publikut që po bëni këtë që po bëni. T’ju bëj një pyetje: Ka ardhur zyrtari i shtetit këtu dhe e pyes unë, se ju s’kishit pyetje, për cilën arsye u hoqët nga ky pozicion. Përgjigjet Ardit Muça, drejtori i sistemeve, jam emëruar në datën 16. Janë kontradiktore dëshmitë. Ky zotëria të thotë që në datën 26 jam thirrur nga Ervin Muça, ishte drejtori, paraqitur në detyrë në datën 19 qershor, prezantuar te i gjithë stafi. Ndërsa dokumentet janë bërë në datën 27. Kush është ky njeri që bëhet drejtor pa marrë emërimin? Ku ia jep autoritetin e drejtorit? Ju s’bëni dot cirk me mua. Ervin Muça është ende drejtor sot i departamentit të teknologjisë së informacionit, e keni edhe sot, pavarësisht se i pezulluar. Thotë të gjitha të dhënat gjenden online nga viti 2022, shiten të dhënat e TIMS online thotë

Zotëria thotë jkam patur një ekip të brendshëm në drejtori që nuk ishte i aftë të kryente procese pune, janë zonja N.X, A.M dhe B.V dhe sektori i krimit kibernetik. A doni t’i thërrasim këta që t’i pyesim për akuzën që iu është bërë? A doni hetim apo cirk dhe mbrojtje? Ky thotë, për qëllime okulte me veprime dhe mosveprime kanë fshehur krimin kibernetik të ndodhur në vitin 2021. Policia dhe Ministria e Brendshme tha nuk ka patur ndërhyrje, drejtori i departamentit thotë ka patur ndërhyrje. Me memon nr. 24 13, vihet në dijeni drejtori i Policisë së Shtetit për veprimet e kundraligjshme duke ndërhyrë dhe manipuluar sistemet, kam vendosur në dijeni drejtorin e policisë që është ndërhyrë duke manipuluar sistemet. Jam në ligjshmëri, ju kërcëni sa të doni. Në Policinë e Shtetit mendojnë se e kanë çiflig punën, thotë zotëria.

Në memon drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm se nuk funksionon sistemet në nëntor 2022, e kam vënë në dijeni se nuk dorëzojnë kodet, thotë ky, që në gjuhë popullore është baza e të gjithë sistemit dhe në datën 20 kam dërguar memon tjetër për ndërhyrje të pa autorizuar në sistemin e-gate ku janë lexuar 5 numra pasaporte për favorizime personale, duke shmangur kontrollin gjatë kalimit kufitar si persona në kërkim… Personat në kërkim shmangen sepse janë kapur drejtues të lartë të shtetit. E kalon inspektori atje dhe sistemi nuk të regjistron. Prandaj doni ta mbyllni hetimin sot. Duke shmangur kontrollin kufitar. Kjo procedurë mund të jetë përdorur edhe për persona të tjerë me rekorde kriminale që të kalojnë sistemin TIMS, keni shkatërruar sistemin, prandaj sot nuk doni raport, keni mbajtur të fshehtë procesverbalet deri sot.  

***

Puna hetimore e komisionit parlamentar të TIMS përfundon ditën e martë kur edhe pritet të paraqitet raporti final i cili do t’i dërgohet Kuvendit të Shqipërisë në seancë plenare. Opozita kërkoi zgjatjen e hetimeve me 60 ditë të tjera, por mazhoranca e rrëzoi propozimin me shumicë votash, duke e konsideruar të mbyllur punën hetimore të TIMS.

Related

Tags: Komision TIMSSalianji
Previous Post

Gjykata e Posaçme jep vendimin per te pandehurit Agron Qafa dhe Florenc Çekrezi

Next Post

Hapi zjarr drejt policëve serbë, në pistoletën e Faton Hajrizit ishte gdhendur stema e UÇK-së

Lajme të ngjashme

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

by redaktor2
06/06/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

by redaktor2
06/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka përcjellë sot në Kuvend një mesazh të rëndësishëm mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit...

Parlamenti i Shqipërisë miraton me 71 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën, opozita nuk merr pjesë

Parlamenti i Shqipërisë miraton me 71 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën, opozita nuk merr pjesë

by redaktor2
06/05/2025
0

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar me 71 vota dy nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës, ndryshimet në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.