• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

‘Në kohën dhe vendin e gabuar’, atentatet mafioze që u morën jetën të pafajshmëve

07/21/2024
in Kronikë, Slider
‘Në kohën dhe vendin e gabuar’, atentatet mafioze që u morën jetën të pafajshmëve
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gledio Muka, 36 vjeç, dhe Marsel Çela, 47 vjeç, humbën jetën tragjikisht në atentatin në Memaliaj, ku shënjestër ishte babai i Andrea Kalemit. Faji i tyre i vetëm ishte se ndodheshin në kohën dhe vendin e gabuar. I riu Muka ishte po punonte për të siguruar të ardhura për familjen, kur plumba kallashnikovi iu derdhën mbi trup ndërsa po u shërbente dy klientëve, Shyqyri Kalemi dhe Artur Kalemit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4


Dyshohet se 3 kallashnikovë janë derdhur drejt tyre, ndërsa një pjesë e plumbave kanë kapur kamarierin në fytyrë. Shyqyri Kalemi dhe vëllai i tij ishin ulur në një tavolinë jashtë lokalit përballë Bashkisë Memaliaj, kur autorët erdhën me një BMW të zezë dhe qëlluan me breshëri në drejtim të tyre. Atentatorët ia arritën qëllimi, objektivit të tyre ia morën jetën, por lanë pas pasoja edhe më të mëdha.

Dy jetë të pafajshme. Klienti Marsel Çela ka qenë duke konsumuar një kafe në qetësinë e asaj mbrëmje. Ai jetonte pranë atij lokali, e në kafen e zakonshme, nuk e kishte menduar kurrë se mund të gjente vdekjen. Ndryshe nga kamarieri, ai ka qenë i ulur në ambientet e brendshme të lokalit, kur plumbat depërtuan brenda duke i marrë jetën.

Por, plumbat e atentateve mafioze nuk është hera e parë që s’kursejnë jetën e te pafajshmëve, të cilët kanë zgjedhur që jetën e tyre ta ndërtojnë larg përplasjeve te grupeve kriminale, hakmarrjes e pazareve të drogës.

I tillë ishte edhe atentati i 12 marsit 2023, kur gabimisht u vra banakierja Mimoza Paja. Ajo punonte në një lokal në Don Bosko, me vete kishte marrë edhe mbesën 10-vjeçare, kur plumbat e kallashnikovit u shkrehën në drejtim të lokalit. Shënjestra ishte Fatjon Murati, i cili disa orë para atentatit ishte larguar në Prishtinë e prej aty në Turqi.

Gruaja mbeti e vdekur në vend, e mitura u dëmtua nga ciflat e xhamit dhe 5 të tjerë u plagosën. Padyshim që ajo mbrëmje do të mbetet gjithë jetën në memorien e vajzës vetëm 10 vjeçe, së cilës plumbat e krimit i morën jetën e gjyshes para syve.

Po gabimisht në 4 janar 2022 u vra edhe Erion Çela dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur, nga një atentat që kishte porositur Kasandër Noga. Objektiv i këtij atentati ishte Geron Hasanbelliu, me të cilin Noga ka hasmëri prej vitesh.

Kasandër Noga kishte paguar Kevin Suçin që të vriste armikun e tij prej vitesh, por 24-vjeçari bashkë me dy persona të tjerë ngatërruan objektivin. Edhe ky atentat mafioz ndodhi në një lokal në Don Bosko, ndërsa plumbat e kallashit i morën jetën gabimisht 35-vjeçari Erion Çela.

Related

Tags: Atentatejete pafasjshme
Previous Post

Kapet me armë zjarri dhe dy mina me telekomandë, policia arreston 48-vjeçarin! Ishte nisur me taksi dhe…

Next Post

Balla: Në Lezhë u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale, presim të zbardhet sa më shpejt atentati në Memaliaj

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.