• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Operacioni anti-kanabis në Shkodër, asgjesohen mbi 10 mijë bimë

07/23/2024
in Kronikë, Slider
Operacioni anti-kanabis në Shkodër, asgjesohen mbi 10 mijë bimë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Policia e Shkodrës ka asgjesuar mbi 10 mijë bimë kanabisi në një operacion që ka nisur në Shkodër dhe po vijon.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas policisë, në terren operojnë 18 grupe të forcave të DVP Shkodër, të mbështetura nga Forcat e Sigurisë, Njësia Shkodër, nga mjete logjistike nga forcat e ushtrisë, me kalueshmëri të lartë, dhe nga helikopteri i cili po operon në zona të thella malore, ku është e vështirë vajtja me mjete tokësore.

Drejtoria e Policisë së Shkodrës bëri të ditur se në funksion të këtij plani operacional, që nga janari i vitit 2024 deri sot që po flasim, janë asgjësuar 224 500 bimë dhe fidanë cannabis sativa, janë evidentuar 241 raste të kultivimit, për të cilat janë referuar materialet për fillimin e procedimit penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Njoftimi nga Policia

🔴 Komunikim i Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, mbi operacionin “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike👮👮‍♀️🚁

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në zbatim të planit operacional “Territor i pastër”, ka angazhuar maksimalisht të gjitha forcat e saj për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në juridiksionin e qarkut Shkodër.

Në këtë parcelë është realizuar asgjësimi i disa qindra bimëve narkotike dhe në terren operojnë 18 grupe të forcave të DVP Shkodër, të mbështetura nga Forcat e Sigurisë, Njësia Shkodër, nga mjete logjistike nga forcat e ushtrisë, me kalueshmëri të lartë, dhe nga helikopteri i cili po operon në zona të thella malore, ku është e vështirë vajtja me mjete tokësore.

Nga mëngjesi i sotëm, deri tani, janë asgjësuar mbi 10 000 bimë cannabisi.

Në funksion të këtij plani operacional, që nga janari i vitit 2024 deri sot që po flasim, janë asgjësuar 224 500 bimë dhe fidanë cannabis sativa, janë evidentuar 241 raste të kultivimit, për të cilat janë referuar materialet për fillimin e procedimit penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në funksion të këtyre hetimeve që po kryhen nga DVP Shkodër, ne po koordinohemi dhe kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Prokurorinë e Posaçme SPAK, për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Fokusi i punës së strukturave të DVP Shkodër nuk është përqendruar vetëm tek asgjësimi i bimëve narkotike, por edhe te goditja e veprimtarisë kriminale që ka të bëjë me shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe me trafikun e këtyre lëndëve.

Vlen të theksohet fakti se gjatë kësaj periudhe që ne po analizojmë janë goditur një sërë rastesh që kanë të bëjnë me shpërndarjen e lëndës narkotike si cannabis sativa, çokollatë dhe drogave të forta.

Në funksion të këtij plani operacional, gjej rastin të përmend faktin që ne e kemi marrë takim me të gjithë banorët e këtyre zonave, ku ka pasur informacione se do të ushtrohet kjo veprimtari kriminale dhe iu kemi bërë të qartë se kjo veprimtari nuk do të tolerohet nga ana jonë.

Ne nuk do të ndalemi asnjë sekondë deri në asgjësimin e çdo bime narkotike të mbjellë në juridiksionin e qarkut Shkodër.

Me këtë rast ftoj të gjithë komunitetin e mrekullueshëm të Shkodrës që të denoncojnë çdo rast të tentativave të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe rastet e shpërndajes së lëndëve narkotike.

Related

Tags: antikanabisoperacionPolicia e Shkodres
Previous Post

Raportimi në media për ndryshimet klimatike duhet të kthehet në prioritet

Next Post

Fredi Beleri në burg në Shqipëri, por merr postin e rëndësishëm drejtues në Parlamentin Evropian

Lajme të ngjashme

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.