Si sot dy muaj më parë, bashkëshortja e aktorit Agron Llakaj, humbi betejën me sëmundjen e rëndë dhe u nda nga jeta. Por për aktorin dhe moderatorin plaga për humbjen e bashkëshortes është ende e hapur dhe i dhemb si ditën e parë.
Sakaq mëngjesin e sotëm, ai ka përkujtuar bashkëshorten e tij, ku nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it ka dedikuar disa fjalë zemre dhe të ndjera për të.
E si Hachiko jam shndërruar në pritje, në pritje deri në amshim..,nuk kam një vend ku ty të të pres,
në çdo vend më mungon ti.‘- shkruan ndër të tjera aktori.