• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Beleri kërkon shpalljen të pavlefshëm të dekretit të Begajt për zgjedhjet në Himarë, mbahet sot seanca në Gjykatën e Tiranës

07/26/2024
in Politikë, Slider
Beleri kërkon shpalljen të pavlefshëm të dekretit të Begajt për zgjedhjet në Himarë, mbahet sot seanca në Gjykatën e Tiranës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në Gjykatën Administrative të Tiranës, zhvillohet sot seanca, pas kallëzimit të Fredi Belerit ndaj Presidentit Bajram Begaj, për dekretin e 4 gushtit të zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Beleri ka kërkuar shpalljen të pavlefshëm të këtij dekreti, pasi sipas tij, janë shkelur të gjitha procedurat dhe dispozitat ligjore për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Sipas palës paditëse, avokatja Klodiana Gjyzari ka argumentuar se Fredi Beleri pas vendimit të KQZ, i cili shpalli të pavlefshëm mandain e tij, ka të drejtë të ankimojë vendimin deri më datë 5 gusht.

“Për aq kohë sa është ky afat, Beleri mund të bej ankim në çdo moment, pra ne kërkojmë të vendoset sigurimi i padisë, pasi nuk janë ezauruar të gjitha hallkat, për çështjen e zgjedhjeve”, është shprehur ajo.

Ndërkohë, pala e presidencës argumenton se “nuk mund të kërkohet shfuqizimi i aktit ose pavlefshmëri akti, nuk mund të kërkohet antikushtetueshmëri e dekretit, pasi nuk është kjo gjykatë kompetente. Ky dekret nuk është akt administrativ”.

“Beleri nuk mund të jetë kandidat në këto zgjedhje për shkak të ligjit të dekriminalizimit, Beleri ka të drejtën për të shkuar në KAS, paditësi legjitimohet pasi të ketë ezuaruar të gjitha shkallët e tjera të ankimit”, thotë përfaqësuesi i Presidencës.

Pala paditëse, Avokatja Klodiana Gjyzari: Dekreti 244 ka të bej me zhvillimin e zgjedhjeve ne 4 gusht ne  Himare. Nuk është bërë ende i ekzekutueshëm përfundimi i mandatit të Fredi Belerit, pasi nuk i ka kaluar të gjitha hallkave te gjyqësorit. Ne pretendojmë se Fredi Beleri ka mandat të vlefshëm pasi ai ka të drejtën e ankimit brenda afatit 30 ditore në KAS, Beleri ka afat deri në 5 gusht, afat për të bërë ankim.

Për aq kohë sa është ky afat, Beleri mund të bej ankim në çdo moment, pra ne kërkojmë të vendoset sigurimi i padisë, pasi nuk janë ezauruar të gjitha hallkat, për çështjen e zgjedhjeve.

Nuk është zbatuar neni 10 i kodit zgjedhor pasi nuk janë kushtet dhe kriteret ligjore që Presidenti të shpallë zgjedhjet. Presidenti nuk është vënë në lëvizje nga një shkresë e këshillit të ministrave, por nga sekretari i këshillit të ministrave, ky i fundit s’ka kompetencë për të komunikuar me Presidentin e Republikes, por me presidentin për kërkesa të tilla duhet të komunikoje kryetari i këshillit të ministrave.

Institucioni i presidentit është pozicion neutral dhe duhet të jetë mbi palët, presidenca nuk duhet ta kishte pranuar shkrese pa firmën e kryetarit te këshillit të ministrave.

Kryetari i bashkisë shkarkohet me kushte specifike pasi ai është i zgjedhur në mënyrë të drejtë e për drejtë nga populli, zgjedhjet duhet të kryen ne baze te ligjit, këto zgjedhje rrjedhin nga një akt i paligjshëm, ne kërkojmë shfuqizimin e dekretit të Presidentit te Republikës.

Zgjedhjet në bashkinë Himarë të jenë të ligjshëm dhe me pas të jenë të lira, në themel të tyre ka një akt që ka shkelë të ligjin.

Presidenca: Pasi jemi njohur me kërkesa padi, kemi konstatuar se padia ka të meta në përmbajtjen e saj, e ka cilësuar anti kushtetuese dekretin numër 244, por si baze ligjore ka referuar ligjin për çështjet administrative, është një objekt padie i paformuar qartë nga ana e paditësit. Nuk mund te kërkohet shfuqizimi i aktit ose pavlefshmëri akti, nuk mund të kërkohet antikushtetueshmeri e dekretit pasi nuk është kjo gjykate kompetente. Ky dekret nuk është akt administrative.

Dekreti për zgjedhjet është aktaministrative kolektive, qe ju drejtohet te gjitha partive dhe personave, personi i trete nuk mund te jete KQZ por partitë politike ose kandidatet, ose partitë që kanë përfaqësuesit e tyre të përhershëm ne KQZ. Gjykata nëse regjistron si paditës PPDNJ atëherë duhet te thërras si pale e trete te gjitha partitë politike te regjistruar ne KQZ qe do te marrin pjese ne këto zgjedhje.

Beleri nuk mund te jete kandidat në këto zgjedhje për shkak te ligjit për dekriminalizimit, Beleri ka te drejtën për te shkuar ne KAS, paditësi legjitimohet pasi te ketë ezuaruar të gjitha shkallet e tjera te ankimit. Mandati është i kryetarit te bashkisë dhe jo i subjektit politik, pra partia PBDNj nuk ka interes te ligjshëm për mandatin e kryetarit te Bashkisë Himare. Te mos legjitimohet Fredi Beleri dhe Partia PPDNJ, për shkak se nuk ekziston baza ligjore.

Related

Tags: BegajBeleriGjykata Administrative Tirane
Previous Post

Organizonin lojëra të jashtëligjshme në lokal, Gjykata liron 11 të arrestuarit e “Poker2”

Next Post

Pas 5 vitesh, moderatorja Erjona Rusi njofton largimin nga ky emision në ‘Top Channel’

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.