• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu me mësuesit e rinj: Tjetër mbështetje për mësuesit, kredi me interes zero për blerje banese

07/30/2024
in Slider, Sociale
Manastirliu me mësuesit e rinj: Tjetër mbështetje për mësuesit, kredi me interes zero për blerje banese
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me mësues të rinj për të prezantuar programin e kredive me interes zero, i cili për herë të parë këtë vit përfshin edhe sektorin e arsimit. Ky program është një hap i rëndësishëm në mbështetje të profesionistëve të sektorit arsimor dhe synon të përmirësojë kushtet e jetesës për mësuesit.
Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e zgjerimit të programit të kredive me interes zero, duke përfshirë mësuesit, si një hap të natyrshëm pas mbështetjes së filluar vitin e kaluar për kategori të tjera profesionistësh.
“Një prej programeve të rëndësishëm që ne konsiderojmë në mbështetje të profesionistëve të shumë sektorëve është zgjerimi i programit të kredive me interes zero, apo mbështetja për një banesë të re për kategorinë e mësuesve. Janë hapur aplikimet online në e-Albania dhe ato përfundojnë më 14 gusht. Më pas, një komision do të vlerësojë dokumentacionin sipas një pikëzimi, duke vlerësuar mësuesit që punojnë në një largësi të konsiderueshme nga vendbanimi i tyre, apo mësuesit ku të dy bashkëshortët janë në profesionin e mësuesit”, tha Ministrja Manastirliu.
Ministrja tha se një prej kërkesave të bëra nga vetë mësuesit në takimet e zhvilluara ka qenë përfshirja në programin e blerjes së banesës me kredi me interes zero.
Duke folur për përmirësimet në kushtet e punës dhe rritjen e pagave për mësuesit, Manastirliu vuri në dukje se nga data 1 korrik, pagat e mësuesve janë rritur mesatarisht me 180 euro në muaj, duke arritur në 950 euro në muaj.
“Kjo është pjesë e mbështetjes për mësuesit, përpos kushteve të mira të punës që po krijohen ditë pas dite me shkolla të reja, me infrastrukturën arsimore të përmirësuar dhe me rritjen e pagave, e cila tashmë ka nisur prej datës 1 korrik” – u shpreh Ministrja Manastirliu.
Ajo shtoi se ky program është një motivim edhe më i madh për të rinjtë që të zgjedhin mësuesinë, e cila tashmë është një profesion me një pagë dinjitoze dhe me mundësi përfitimi nga programe të tjera mbështetëse.
“Jam e bindur se është edhe një motivim më shumë për të rinjtë për të zgjedhur mësuesinë, jo vetëm për faktin se tashmë mësuesi ka një pagë dinjitoze, por edhe mundësi të përfitojë nga programe të tjera që e bëjnë punën e tyre edhe më motivuese dhe inspiruese. Nëpërmjet këtij investimi, ne duam që në sektorin arsimor të afrojmë në universitete nxënësit apo maturantët më të mirë, me rezultate sa më të larta”, tha Manastirliu.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: krediManasterliumesuesit e rinj
Previous Post

Tirana mirëpret marrjen e Presidencës së BE nga Hungaria, Veliaj: “Shqipëria po punon përditë për integrimin në BE, krenar për bashkëpunimin e me Hungarinë”

Next Post

GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për Berishën dhe Malltezin

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.