Historia e dashurisë së Flor Mumajesit dhe Elvana Gjatës është folur e stërfolur në media gjerë e gjatë, ndërsa ndarja e tyre e bujshme vazhdon të diskutohet në publik.
Madje, fansat e dyshes kanë shpresuar prej kohësh se ata janë rikthyer me njëri-tjetrin, ndërsa çdo baladë të Florit e marrin si dedikim për Elvanën. Flori vërtetë shpreh zemrën në rreshta tek të gjitha këngët e tij dhe ia njohim të gjitha vuajtjet, por ju tregojmë se nuk janë për Elvanën!
Prej kohësh tashmë, ai po jeton një histori të re dashurie me një personazh që jo pak e njohin në publik. Burimet tregojnë se kantautori është në një lidhje me bashkëshorten e një qeveritari shqiptar.