Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, përmes një ironie ka bërë një përshkrim të asaj që ndodh në këto ditë në parlament.
Gjekmarkaj e ka titulluar shkrimin e tij ironik “Kronikë zhgënjimesh e xhelozish pas zgjedhjes së Mamices në krye të Tabir Sarajit!”, duke nënkuptuar zgjedhjen e Elisa Spiropalit si kryetare e parlamentit.
Në këtë satirë, Gjekmarkaj tregon edhe sesi Albana Vokshi gati sa nuk i ra në shpullë dhe sesi Shalsi po mbante me gajret Gjylametin. Në shkrim përmendet edhe një sërë deputetësh të parlamentit të Shqipërisë.
Shkrimi i plotë i deputetit të PD-së Agron Gjekmarkaj:
Kronikë zhgënjimesh e xhelozish pas zgjedhjes së Mamices në krye të Tabir Sarajit!
Ardhja e Mamices në krye të Kuvendit shkaktoi potere e xhelozi të madhe brenda grupit të deputetëve socialist.
Nga tanët nuk kuptohet në Nallbati është më i gëzuar apo më i trishtuar?! Hermetik është bërë i paudhi. Të gjithë presin që ai të lëshojë një psheretimë zhgënjimi apo gëzimi për të thënë më pas ashtu e kështu! Thjesht rri i ngurosur, i vuvosur, meit! Vetëm Saimir Koreshi këndonte hitin e njohur “ tuj tuj tuj pulat e gjata”! Jorushi i Tabakëve si një murgeshë e virtytit lutej për paqen e përgjithshme.
Albana shyqyr që nuk më futi një shpullë se po dilja si me bezdi në mejdan po vetë ama e ndezi makinën grirëse të mishit. Ndërhyrja e Salianjit më shpëtoi! Ai i tha mos e nga të uruarin edhe pse mendjelehtë, mezi e kemi çoku na kujton se duhet të qeshim ndonjëherë se gjind jemi helbete! Harami u shfaq si Shën Gjergji.
Gjithë aq hukamave të Dash Sules dhe hipjet e tij mbi karrige që zëri ti shkonte në veshët e duhur nuk qënkesh e lehtë që emër t’u vësh! Por gjylja e madhe plasi ndër socialistët që u plakën në atë parti dhe të tjerë që mund të shkojnë të rinj drejt harresës pa e shënuar emrin asgjëkundi.
Pandi Majkua ish xhanan Kryeministër e ka pritur këtë ditë, të dalë vetë atje sipër, për festa kombëtare të vërë mbi ato thinja të lashta plisin e Kosovës dhe tirqit e Rugovës të veshë! Por jo, ju desh vetëm të nxehë pëllëmbët nga duartrokitja kur Babua lëshoi emrin e Mamices në atë bina. Qeshi por besimi ju lëkund ! Tavën e Babos po i duhet vetëm ta fshije nga jashtë, kur ajo piqet, t’i marrë erë e të gëlltitet në boshllëk.
Fatmir Xhafës që i di mirë punët e Dovletit se e ka filluar hetues, pasi dreqosi një reformë në drejtësi e po gatit një tjetër, edhe ai i zbardhur nëpër poste e bir besnik i Partisë i këndej ajo karrige por s’e dha veten, shtrëngoi dhëmbët, një e theu, me bindjen që hakmarrja është gjellë që hahet e ftohtë.
Klosi i cili merr çi japin e nuk e bën veten kur mbetet pa gjë nuk e shihte me sy të keq atë vend bosh pas ikjes së Linditës!!
Çuçi i mësuar me transferime nuk do kishte thënë jo ! Një si mullâ ju krijua aty për aty sapo ndjeu që do bëhej zëvendës i Ermos! Njëherë ka zëvendësuar Nikoqirin, pastaj Taon, tani Ermon! Të ngjitej nga atje ku zbriti Nikolla goxha qejfi do i bëhej, po nuk qe e thënë! Beraqavers mendoi edhe kaq më mirë se asgjë.
Ermua vetë që aq beteja ka bërë duke hedhur benzinë, zift e zjarr mbi Opozitën për një çast tek ish Kryetarja lexonte ikjen pa kthim besoi se po i feks ora e mirë, por medet paskesh qenë katilferman, zeherhaberr!
Toni mbyllte sytë dhe ëndërronte veten atje sipër duke na lexuar pjesë nga Talmudi, Bibla e Kurani si i zgjedhur nga Perendia e biri i saj në Tokë!
Po kur i hapi qerratai ç’të shihte fytyrën e Mamicushës që bëhej Kryetarushe. Ju tha pak gjuha dhe mendoi duhet luftuar që të mbetem se të merr e keqja përpara e kushedi ku përfundon me sy mbyllur.
Mimi di Puccini gjithmonë ka besuar se nëse nr 1, i shtetit nuk u jepet kurrë katolikeve për habi, së paku nr 2 duhej t’u mbetej atyre. Ajo e kishte një identikit të qartë, duhej katolike , nga veriu, një e gjatë, bjonde me sy të kaltër, që ka parë botë me sy dhe jo një flokëpërdredhur, ezmere, nga bregu, e hajthme, nga ata që thanë më mirë çallmën e Sulltanit se kësulen e Papës në 1453 dhe Zoti jua bëri qejfin. Por e mbajti veten për t’ja lënë kohës gjykimin e mbramë.
Nikoqiri i cili nuk e ka shqetësim se çfarë të tjerët vendosin për të besonte se mund të merrej vendimi që si skuth që është ti jep atij ajo kemborë por mori të Çuçit! Nuk e di çe pret se ky gojëprishuri Gaz Bardhi seç i kishte gjetur ca defterë e po pret shtatorin. I thashë e ke homolog, Nikoqiri kendon, i bie kitarres perkthen, ka shpirt lozonjar poeti mos ju hakerre…ja tregoj unë atij poezitë e gjepurat uleriti i ligu.
Termeja kishte parë një shpatull dashi dhe aty i dilte që Tezja do mbetej në Qeveri por edhe një shteg i diltë i hapur po nuk lexohej mirë për të ikur siper apo më vonë poshtë!
Zemra e Tezes e cila rreh per kauzat e medha dhe metaliket fergellonjes u perposh nga një llaftar i ëmbel se mos ajo vetë do bëhej Kryetare anipse aty nuk ka firma!
Por sa emri i Mamicushes doli ajo e di që duhet të shfaqë gezim dhe e bëri!
Tao, kur Lindita na surprizoi aty per aty pat ndjesinë e indiferences po kur Babo e zevendesoi papritmas me Ibrahim Hoxhen mendoi qe puna qenka mire dhe ai u dashkesh per lart! Eh kush e priti që ai do bëhej Mamicush!!!
Gonxhe ishte në ankth të madh derisa ajo mesele u mbyll!! Ai nuk di të flasë vetem të luajë doren të firmosë dhe kryetarlleku do fjalë jo dorë! Aty do i dilnin djerset e kiametit.
Shpetoi i uruari!!
Bela shikonte me inat Opoziten qe bëri gurgulera jo thjesht se lagen Babon me ujë të bekuar dhe e gjuajten me rregullore të skaduar por mbi të gjitha per faktin se ajo ( opozita) nuk u tregua e ndjeshme per modelin e ri të flokeve që Kryetarushja kishte zgjedhur në diten e inagurimit!!! Dhe zor se do na e falë këtë mosvemendje!!
Po Damo pyeti dikush? Ai ka kohe që s’ka pretendime por si sakrificë mund të pranonte të behej i pari i Tabirit! Su bë su bë shendosh!
Po Shalsi u interesua një tjeter? Po mban me gajret Bleron që nuk po i bie që nuk po i bie një herë rruleta se per vete preukupim të vetem ka snobimin e Bores tek platforma gumezhin!
Për Etilden u ndanë në dy kampe! Estetet me në Krye Kryezevendes Liderin Muli dhe mua si zevendes per shpirt i tij thanë që Etilda ose Ogi do ishte e duhura por luftetaret me në krye Frrok Gjinin të pasuar nga Ulsi Manja kerkonin Braçen për Kryetar po llapashitej në llastime , jo mi jo mi nuk dua!