• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Micro-Folie Tirana”, Veliaj: “Mundësi fantastike për të rinjtë, që të aftësohen për punët e së ardhmes”

08/10/2024
in Slider, Sociale
“Micro-Folie Tirana”, Veliaj: “Mundësi fantastike për të rinjtë, që të aftësohen për punët e së ardhmes”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Për të gjithë fëmijët, që muaji gusht i gjen në kryeqytet, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze, ka menduar që përveç kampeve verore, të ofrojë edhe një “kamp veror digjital”, siç është hapësira e “Micro-Folie” te Piramida. Në këtë hapësirë, fëmijët, sipas grup-moshave të ndryshme, mund t’u kushtohen aktiviteteve të larmishme dixhitale e krijuese, por edhe programeve të tjera edukuese. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi projektin si një mundësi fantastike për të rinjtë e kryeqytetit, për socializmin mes tyre, por kryesisht në aftësimin drejt punëve të së ardhmes.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Ftesa për të gjithë prindërit është të kujdesen që fokusi i fëmijëve për lojrat apo mësimet të jenë në këto lloj industrish, që do jenë punët e së ardhmes. Ndaj, u them t’i regjistrojnë fëmijët te Qendra Tumo, që të sigurohemi që çunat dhe gocat e Tiranës të marrin aftësimin më shembullor për punët e së ardhmes, por edhe nëse keni ditë pushimi dhe nuk dini ku t’i sillni fëmijët, sillini te ‘Micro-Folie’; ndodhet brenda Qendrës Tumo dhe menaxhohet nga Agjencia e Kreativitetit dhe Industrisë Digjitale, si një mënyrë fantastike për të kaluar kohën e mirë, për të mësuar gjëra të reja, për të qenë në një mjedis të sigurt, por edhe për të zënë shokë dhe shoqe të reja, miqësi që zgjasin sa një jetë”, theksoi Veliaj.

Duke falenderuar ambasadën franceze, si edhe aktorët e tjerë që dhanë mbështetjen e tyre në realizimin e kësaj shkolle dixhitale, kryebashkiaku Veliaj bëri me dije se Këshilli Bashkiak sapo ka votuar projektin “Ecole-42”, një shkollë e fokusuar për të rinjtë e moshës nga 18 deri në 22 vjeç. Sipas tij, frekuentimi i shkollave digjitale duhet të jetë fokusi i të rinjve.

“Duam që piramida të gëlojë jo vetëm me jetë, me art, kulturë dhe shkolla digjitale, por edhe me këto projekte, që i ndjekin fëmijët. Në qoftë se ‘Micro-Folie’ është për moshat 6-12 vjeç, Qendra Tumo për moshat 12-18 vjeç, ‘Ecole 42’ për moshat 18-22 vjeç, e kështu me radhë, në çdo segment të jetës, ne sigurohemi që Bashkia e Tiranës të jetë e pranishme në nxitjen e punëve të së ardhmes, dhe nga 22 fëmijë që kemi në pilotimin e ‘Micro-Folie’-s, të shkojmë në 200 mijë fëmijë, duke marrë vëmendjen jo vetëm të fëmijëve të Tiranës qytet, por sidomos të fëmijëve që vijnë nga familje që jetojnë në periferi”, përfundoi Veliaj.

Projekti “Micro-Folie” ka si aktivitet kryesor Muzeun e tij Dixhital, duke mbledhur disa mijëra vepra arti nga shumë institucione dhe muze. Kjo galeri arti dixhitale është një përvojë kulturore origjinale që inkurajon kuriozitetin. Muzeu Dixhital përshtatet veçanërisht për programe arsimore dhe kulturore artistike. Gjithashtu, pranë “Micro-Folie Tirana”, fëmijët kanë edhe një hapësirë dedikuar kreativitetit, ku mund të realizojnë crafte dhe shumë programe të tjera edukuese për fëmijë.

Related

Tags: Micro-Folie TiranaVeliaj
Previous Post

Kurs 8-mujor për kodimin, Balluku dhe Muzhaqi shpërndajnë certifikatat për të rinjtë e Dibrës

Next Post

Sherr mes 3 vëllezërve në Hamallaj, njëri plagoset/ Policia u gjen armë e karikator në banesa, përfundojnë të tre në pranga

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.