Një tërmet i fortë me magnitudë 6 i shkallës Rihter tronditi qarkun lindor Hualien në Tajvan në orën 07:35 të mëngjesit me orën lokale (01:35 të premten me orën tonë), sipas një deklarate nga Shërbimi Meteorologjik, pa raportime të menjëhershme për të lënduar apo dëme.
Tërmeti, me qendër 15 kilometra në juglindje të Taipeit dhe me thellësi fokale 9.7 kilometra, tronditi ndërtesat në kryeqytet.