Albania Times ka arritur të sigurojë foton e Erjon Goxharës i cili qëlloi disa herë me armë zjarri në drejtim të Lorenc Kostës, 45 vjeç, dukë e lënë këtë të fundit të plagosur e në gjendje të rëndë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:07 në komunën e Parisit në Tiranë.
Goxhara sipas informacioneve kohët e fundit shërbente në rradhët e policisë së kufirit, ndërsa më herët ka qenë efektiv i Forcave Shqiponja. Ai dyshohet të ketë përdorur armën e shërbimit për të qëlluar 45-vjeçarin.
Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.